Berisha arrin t’i japë dorën Hillary Clinton-it

Rilindja Demokratike e ditës së diel hapej me titullin: “Berisha takohet me Hillary-n dhe Panetta-n.” Në brendësi të artikullit thuhej se Kryeministri në takimin e tij me Sekretaren Amerikane të Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes paska biseduar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë në rajon dhe botë, si dhe mbi energjinë dhe burimet energjetike. Përveç kësaj, sipas shkrimit të RD-së, Berisha e kishte ftuar zonjën Clinton për një vizitë në Shqipëri; ftesë të cilën ajo e paska pranuar me kënaqësi!!!
Që Kryeministri, t’ia ketë dalë t’u kumtojë dy zyrtarëve të lartë amerikanë kaq shumë gjëra në ato pak sekonda që zgjati tokja e duarve është realisht një mirakëll. Pastaj, nëse gjykojmë nga cilësia e fotos – Berisha është me kurriz, duket sikur ajo është shkrepur në mënyrë piratçe me celular nga ndonjë shoqërues i Berishës, ndërkohë që Leon Panetta gati-gati i ka kthyer kurrizin Kryeministrit tonë – duket qartë se nuk bëhet fjalë aspak për ndonjë shtrëngim duarsh – e aq më pak për një takim – ku Hillary Clinton të ketë pranuar të fotografohet me Sali Berishën. Pra më tepër se një takim në përputhje me rregullat e normat e diplomacisë, kjo fotografi të kujton një “pritë” të tipit “o goce a ka mundësi një minutë”.
M.M.
Comments
sapo cova nje foto tek

sapo cova nje foto tek Rubrika "foto nga lexuesi".... flet qarte.

Sa turp, cfare niveli te

Sa turp, cfare niveli te shoqerise qe kemi...se ciles nuk eshte per gje t'i serviresh te tille 'ushqim'...ah po edhe une i dhashe doren Hilary Clinton kur kalova para pallatit te saj ne New York...

nuk do ta kisha menduar

nuk do ta kisha menduar paciperine deri ne te tille nivel...

berisha eshte kopja e

berisha eshte kopja e berlusconit shkon neper konferenca duke shpresuar qe te bej ndonje foto e te thote qe ka mbeshtetje nga te huajt e te tregoj perralla. e njejta gje edhe per intevistat e tij gjithmon duke thene te njejten gje qe ka ritje ekonomike e duke e degjuar 30 here diten ka shqiptar qe e besojne. kjo eshte forca e televizionit dhe e gazetave. keshtu qe boll flisni per te se po beni lojen e tij duke e vene ne plan te pare cdo budallallek qe thote.

Ndersa Rama po e enderron nje

Ndersa Rama po e enderron nje dite te ketille.......po enderron, po enderron.....

Tre urra per Berishen. Urra ,

Tre urra per Berishen.

Urra , Urra , Urra.

Jo, mor jo. Jane te pa afte

Jo, mor jo. Jane te pa afte fotografet se nuk kishin llogaritur filmin. Ai u kishte mbaruar ne kete moment. Berisha, edhe pse ne moshen e internetit, mban fotografe me aparate te vjetra.

Sa kam qesh, o sa kam qesh.

Tashme eshte e qarte qe ketij

Tashme eshte e qarte qe ketij talebani kriminel, ketij kllouni sali berishes perendimi i ka bere "daljen" dhe ky qurravitete ben xheste qesharake e turperuese per tu pompuar nga tv klan e compani sikur po takon shtetaret perendimore. Ky eshte nje tregues mjaft domethenes per ne qe koha e ketij krimineli ka mbaruar.me krimet, vjedhjet vrasjet shkaterrimin e demokracise dhe zgjedheve ky ka vulosur fatin e tij si nje nga njerezit me negative e me antikombetar...tani i mbetet detyre drejtesise se vertete shqiptare (qe do te vendoset nje dite), t'a hetoje e t'i jape denimin e merituar dhe te mos e toleroje asnje gram edhe ne pasurite e vjedhura gjate ketij tranzicioni vucidolastaleban. T'a shpronesoje e t'a ktheje ne origjine familjem etij kriminele e vjedhese!!!!

Add new comment