Gjinushi: Duam korrektim nacional. Por PS-ja s’është ende gati për mbështetje

Sipas Gjinushit, opozita ka në dorë fatin e reformës elektorale. Pse? Sepse ajo ka legjitimitetin për ta kërkuar të plotë; kjo reformë synon parandalimin e vjedhjes së votave, dhe për këtë gjë është opozita që është e interesuar, jo pushteti. Në një intervistë për Panoramën, ai kërkon që sistemi aktual ose të braktiset, ose të paiset me një koeficient të korrektimit nacional, në mënyrë që të plotësohen dy kushte esenciale: njëri demokratik, dmth të mos lejojë (të mos ngrihet mbi) deformimin e votës, dhe tjetri politik, dmth të mos lejojë destabilitet qeverisës.
Nëse PS-ja nuk bie dakord të bëhet korrektimi nacional i shpërndarjes së mandateve, që bën ky sistem që kemi, atëherë ne do të krijojmë një pol të dytë brenda të majtës, kërcënon kreu i PSD-së. Dhe kështu, bën llogaritë ai, në zgjedhjet e ardhshme (të cilat i kërkon të jenë këtë vit, dhe me një qeveri teknike), do të kemi katër pole, dy në të majtë e dy në të djathtë (poli i së djathtës do të jetë partia e Bamir Topit, thotë Gjinushi).
Kjo është hera e n-të që partitë e vogla kërkojnë korrektimin nacional të sistemit elektoral, por në fund do jenë të mëdhenjtë që do vendosin. PS-ja nuk ka vendosur ende, nëse do duhet ta vërë këtë kërkesë të këtyre partive si kusht në negociatat me PD-në.
Re.Pu.
Comments
Nje ligj qe parandalon

Nje ligj qe parandalon vjedhjen e votave ? Ide gjeniale. Habitem si nuk i kishte vajtur mendja me pare nonji tjetri qe te porpozonte nje ligj te tille. Tani te gjithe jemi me te qete dhe Sala i ka ditet e numeruara.

jo po humorist si puna

jo po humorist si puna jote... Gjinushi eshte mese i sakte ne ate qe shkruan (lexoje te plote tek panorama online). Ai i kerkon Edit qe te mos beje gabimin e 2008. Dhe duke qene se eshte aq i zgjuar dhe e ndjen menyren tipike se si do t'i versulen edvinistat e PS-se (perfshire ketu Prec Zogaj i cili e nisi servilizmin e tij te henen e shkuar tek Shekulli Online, kur thoshte qe korrigjimi kombetar edhe mund te mos arrihet por s'prish pune) duke i thene qe ne po punojme per marreveshjen me te mire te mundshme, atehere Gjinushi po i paraprin duke thene se PS-ja ka detyren dhe pergjegjesine per te kerkuar reforme te plote te ligjit zgjedhor. Dhe mjafton te jete e ndershme ne kete proces dhe te mos kerkoje nje ligj qe lejon hapesire vjedhjeje. Sepse ai i 2008 i tille ishte menduar me idene gjeniale te Edit per te vjedhur partite e vogla (lexo LSI) te majta. NE fakt te gjithe e dime si shkoi.

Ju ndjekesit e kultit te Edvinit mos u nxehni kot por degjoni edhe verdalle jush se edhe mund te mesoni. Keni kaq kohe dhe pyesni veten pse cdohere Sala e masakron Edvinin. Ka shume arsye pse kjo ndodh shpesh (perfshire ketu eksperienca pariziane te ndryshme...), por po ju jap nje sa per te thene: Sala klanin e tij e mban fort, edhe koalicionin e mban fort. Nderkohe Edvini e percan. Gjinushi mund te kishte qene aleati i tij kryesor tek te majtet. Edvini as qe e perfill. Po ashtu i ndodhi me Milloshin me 8 maj, dhe e pame perfundimin. Kurse Sala arriti te merrte LZHK-ne prane vetes pa u ndjere fare.

Ciao!

Edi Rama ka aq faj per

Edi Rama ka aq faj per humbjet e PS sa ka edhe Opozita ne Bjellorusi apo Rusi per humbjen e zgjedhjeve. Kur ta marresh vesh ti pse i fiton Zgjedhjet Sali Berisha kam frike se do jete shume vone. Asnje problem nuk ka patur Kodi aktual Zgjedhor i cili thoshte qarte se me kerkese te dy antareve te KQZ duhet te hapeshin kutite, gje qe nuk u be ose ne 2011 kur u shkel perseri kodi per te shpllur fitues Lul Bashen. Gjinushi etj duan nje kod qe ti garantoje hyrjen ne Parlament pastaj se kush i fiton zgjedhjet pak interes kane. E vetmja shprese ne zgjedhjet e ardhme (te cilat per habine tende prap do vidhen me cfaredolloj kodi) eshte qe faktori nderkombetar te marri nje pozicion te vendosur duke deklaruar "Mosnjohjen e tyre". Nese Sali Berisha do jete i afte tu hedhi perseri hi syve atehere jemi te mbaruar.

Edi Rama ka pjesen e fajit te

Edi Rama ka pjesen e fajit te opozites meqenese ai pretendon dhe deshiron te perfaqesoje te tere opoziten.. Kaq. Ne nje bote moderne eshte shume dhe mjaftueshem. Ne s'jemi Biellorusija keshtu qe mos jep shembuj kot.

Ti thua Gjinushi deshiron te hyje ne parlament. Pse deshira e hyrjes ne parlament eshte eskluziviteti i PS-se? Te tjeret duhet te jene aq zemermire sa t'ia leshojne vendin Edvinit? Dmth. vetem Edvini duhet te na perfaqesoje? Mua qe s'me pelqen te perfaqesohem nga nje pede (te kerkoj falje Mustafa Nano per racizmin ndaj pede-ve) si t'ia bej hallit? Ai Gjinushi perkundrazi me pelqen. Per ate dua te votoj. Ti nuk ke asnje te drejte qe voten time t'ia numerosh PD-se apo PS-se. A e ke te qarte mor felliqesire humane? Sepse i tille je. Jo vetem qe e di qe po me vjedh voten (qofshe i PD-se qofshe i PS-se) por edhe ke kurajon ne sy te me tregosh se te takon te me vjedhesh. E po atehere me kenaqesi te them: rrofte Sali Berisha qe po iua vjedh ai juve dhe nuk po ju le te gezoni mallin e vjedhur! Dhe po e gezuat me 2013 (sepse e leshon Sala, se per ju e dime...) haram e paci!

Ciao!

Nuk ka arsye me kalu ne

Nuk ka arsye me kalu ne ofendime personale. Eshte shume kollaj nepermjet interntetit, pak me veshtire po te ishim perballe.

Shembullin e Rusise dhe Bjellorusise ti solla si dy vende autokartike ku zgjedhjet manipulohen dhe eshte ekzaktesish ajo qe po ndodh sot ne Shqiperi.

Sa per problemin e Gjinushit duhet te kuptosh se te gjitha vendet Europiane qe perdorn sisteme proporcionale kane edhe nje kufi te cilin partite qe marrin pjese ne votime duhet ta kalojne, zakonisht eshte mbi 2.5%. Pra cdo parti qe merr nen kete kufi nuk fut dot deputet ne parlament, kjo nuk do te thote qe ksaj partie po i vidhen votat thjesht eviton qe parlamenti te fragmentizohet ne dhjetra parti duke e bere te veshtire bashkepunimin. Ajo qe duan Gjinushi, Milo and Co eshte qe edhe partite qe marrin nen 1% te votave te kene mundesi te cojne deputete ne parlament. Ne kete menyre ato sigurojne mbijetesen e tyre. Me sa i njoh une sistemet zgjedhore te vendeve te tjera nuk di ndonje shtet kur parti qe fitojne 1% ne zgjedhje te kene mundesi te cojne deputet ne parlament. Per mos te permendur ketu sistemet zgjedhore 100% Mazhoritare si Anglia, ku parti qe fitojne 20% te votave ne rang kombetar mbeten jashte paralmentit.

beje me 2.5%, por ama mos m'i

beje me 2.5%, por ama mos m'i vidh direkt edhe ne numerim. sepse kush ka qene vezhgues e di shume mire se si u vidhnin. PS atyre te aleateve te vet, PD te sajave, me konsensus. Sepse konsensusin e njohin mire kur kane per te ndare placken e huaj. Ia prishi pak Meta planin (me ndihmen e Priftit) por kjo eshte histori tjeter.

Te pakten te dime sa perqind vlen secili. Kurse tani nuk dime asgje dhe thjesht i bejme qejfin vetes. Ti mendon se G99 vlente me shume se PSD? Askush nuk e di.

Tan97, jam i bindur qe

Tan97, jam i bindur qe Gjinushi ndryshe nga 2009 qe kishte shume te drejte kur bertiste qe ishte sistem qe i vriste partite e vogla dhe krijonte maxhorance te dobet, kesaj radhe po bertet komplet fallco. Rastesisht gjerat kane ardhur qe ligji 2008 favorizon Berishen dhe penalizon opoziten dhe Gjinushi si matematicien i mire qe eshte e de shume mire. Gjithashtu e gjeti menyren per te bere shfrytezimin matematik te formules per 2013 dhe i la te kuptonte me stil Rames ne intervista me dy kuptime qe do ta conte planin e tij deri ne fund. Kur PS i tha dakort keshtu edhe ti edhe ne zeme rehat, Gjinushi doli me skenare radikale qe shkojne ne kufijte e bllofit (por qe me plehra si Gjinushi kurre nuk idihet po te kujtosh qe ai ne 2005 i dha Berishes 3 deputete per inat te Nanos).

Kjo loja qe po ben Gjinushi eshte presion i hapur per te marre premtimin per tu bere ndonje minister neser. Te jem une si Rama u them, po, po te gjitha do i merrni dhe kur te vije ne pushtet fillon edhe i qeth te gjithe sic ja beri Sala, Nart Ndokes.

Supozojme se cdo gje qe ti

Supozojme se cdo gje qe ti the per planet e Gjinushit eshte e vertete (sidomos pjesa mbi qellimet, sepse ne shqiptaret vdesim per gjyq qellimesh, dicka e ndaluar ne kushtetuten amerikane, por ku marrin vesh ata nga demokracia). Pse vazhdon Edi te luaje dhe ai kete lloj loje te ndyre te menyres se si behet politika ne Shqiperi. Nqs. Edvini na qenka ndryshe dhe paska qellime hyjnore le te flase haptas dhe te shpalose mendimet e tija. Por jo o jo, ai mendime s'ka trapin. Shkoi deri ne Austri dhe qe andej na dergoi lajmin se austriaket ia paskan pelqyer sistemin progresiv te taksave. A jeni ne terezi? Ai ka aq pak besim te ato qe ai thote vete, mendo se c'mendon per mendimet e aleateve. Eshte nje njeri bosh, qe ai plehra i Fatos Nanos na e la peshqesh, dhe qe ky na dhuroi peshqesh Berishen per 8 vjet, por pse jo per 12. Dhe ju akoma kini kurajon dhe e mbroni. A keni provuar te flisni ndonjehere me njerezit? E vetmja arsye qe ai nuk denigrohet eshte sepse ia kalon Sala ne realizimin e normes te te keqijave. Mos kini merak, do te keni edhe ju pjesen tuaj te pushtetit dhe do te shikoni liderin e juaj Edvini I. Tere strategjia juaj sot eshte: jemi me pak te keqinj se Sala. Kjo eshte per te qeshur. Shqiperia eshte ne te tille gjendje te mjeruar qe nuk ngelet fushe e ekonomise ne te cilen te kesh veshtirese per te bere propozime per programin e nje partie. Kurse Edi po pret korrikun. Por ke 6 vjet ne opozite more hajvan. Akoma s'e ke bere programin? 6 vjet per nje program. Mendo per te bere realizim programi. Apo mbledhja e qeverise do te jete si mbledhja e KRT-se se Tiranes, me raste? Po s'u mor pelqimi i Kocos, Dashit apo Fidelit, nuk ka mbledhej qeverie. A s'e keni kuptuar qe ka njerez qe pelqejne Salen prej energjise qe tregon (pavaresisht se energji prej maskarai)? Kurse ketij i therrasin shallengjituri ose shallegjati? Thirrini mendjes sa s'eshte vone se na late ne opozite perjete. Ose jepni doreheqjen, ka te tjere qe mund ta provojne.

Ciao!

M

M

Add new comment