Pjerin Ndreu: Raporti i SHKB-së thotë të vërteta periferike

Postuar në 10 Shkurt, 2012 03:50

Pjerin Ndreu ka bërë një analizë të 21 janarit në një intervistë që jep për Shekullin. Gjërat që ai thotë janë apriori të diskutueshme (ai është i rreshtuar me opozitën), por janë interesante (ai është polic në ADN-në e vet). “SHKB [Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm] varet nga ministri i Brendshëm, .... pra është një strukturë e politizuar dhe nuk ka se si të bëjë detyrën sipas ligjit”, thotë ai qysh në krye të herës, dhe me këtë bëhet personi i parë që nuk demonstron ndonjë entusiazëm nga raporti i këtij shërbimi, në të cilin nxirren përfundime që bien ndesh me versionin e kryeministrit mbi 21 janarin.

Objeksioni i tij kryesor ka të bëjë me idenë se “[SHKB në raport] është marrë me veprime anësore, dhe jo me thelbin e çështjes. Dukshëm janë anashkaluar veprimet e gardës, nuk është thënë asnjë fjalë se kush nga policët e ka pasë drejtimin e forcave atë ditë, si janë sinkronizuar urdhërat me veprimet e trupës, kush e ka lëshuar urdhërin për të qëlluar”. Por në intervistë ka dhe ide të tjera, të cilat mund t’i gjeni në linkun: http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/02/10/policia-me-21-janar-si-pula-pa-koke/

Re.Pu.

Comments

Submitted by m (not verified) on

<p>Sapo u dha vendimi per ta mbajtur Llupon edhe ca dite/jave/muaj ne burgim..&nbsp; Pra i bie qe ky idiot i mjere i paska vrare e plagosur te gjithe demonstruesit ne 21 janar. Duket qe ky i vetem paska qelluar te gjithe mijrat e fishekeve dhe madje paska pasur kohe edhe te kopjoje dhe te fshije serverin e Bishes. Shikoni cfare drejtesia ka ne shqiperi, nje idiot i vogel - vegel e shemtuar e regjimit po u beka theror per te gjithe kupolen e Bishes, Po u mbaka ne burg per mbi nje vit nderkohe qe qartazi nuk paska bere as me shume e as me pak sesa komandati i tij burracak dhe gjithe ata maskarenj qe kane qelluar mbi turmen. Te gjithe keta maskerenj nga ana tjeter jane te gatshem te shkojne si kove pusi dhe te mos guxojne te thone se kush ju ka dhene urdher qe te bejne kete krim me kaq shume viktima. Pa dyshim shpresojne se regjimi do ti mbroje sic po ben cmos qe te mos lejoje drejtesine te veproje. Por po te kishin inteligjence minimale duhet ta dijne se ata jane karte e djegur dhe nese nuk bashkepunojne sot me hetimin do te jene jo vetem te mbaruar por me turpin qe do ti ndjeke nga pas familjet, fisin dhe femijet e niperit e tyre. Tani turpi ne ate vend hahet me buke 3 here ne dite por do te vije nje dite kur bemat e Bishes se vicidolit, sejmeneve dhe vrasesve te tij, do te kujtohen e denohen me krup, turp e urrejtje po ashtu sic historia jone ka denuar dhe kujton disa satrape te tjere.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.