Celentano refuzon një Honoris Causa. Motivi? “Jam Mbret i injorantëve”, thotë

Postuar në 09 Shkurt, 2012 12:13

Për fans-at e Adriano Celentano-s (të cilët në Shqipëri janë të shumtë), po japim lajmin e dytë në harkun e pak ditëve. Dhe nuk bëhet fjalë për pjesëmarrjen e tij në Sanremo, e cila vijon të jetë objekt diskutimi (për shkak të disa provokimeve që bën dhe ai vetë), por për një ngjarje të viteve më parë. Në vitin 2006, dekanja e fakultetit të letërsisë në Universitetin e Foggia-s, dhe kryebashkiaku i Foggia-s atë mot, u morën vesh t’i jepnin Adriano Celentano-s një diplomë Honoris Causa në lëmin e letërsisë e të filozofisë dhe titullin ‘qytetar nderi’. Motivacioni ishte: “I njohim Celentano-s rolin prej pioneri në eksperimentimin e gjuhëve të reja dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të transmetuar emocione e mesazhe që depërtojnë në sferën intime të secilit e që kapin një publik shumë të gjerë; etj, etj.”

Kryebashkiaku e dekanja duhet të kenë mbetur ligsht, ose të paktën të kapur në befasi, në momentin që u ka ardhur përgjigja e nënshkruar nga Celentano: “Ju falenderoj për idenë guximtare për t’më dhënë këtë titull akademik, por .... nuk mund ta pranoj; po ta pranoja, do t’më duhej që të përmirësohesha e përsosesha në vijimësi e ta merrja veten shumë seriozisht, gjë që s’mund e s’dua ta bëj; unë jam, dhe do mbetem, Mbreti i Injorantëve”.

Ky lajm u bë i ditur tani, gjashtë vjet më pas.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Gusmari (not verified) on

<p>I madh. E vertete qe ne fillimet e karieresse tij ishte autodidakt, pa shkolle te mirefillte muzike, stonon edhe tani kur kendon. Ketu ka bere loje fjalesh me albumin/kengen e tj: &quot;Il re dei ignoranti&quot;= Mbreti i injoranteve, rreth 30 vjet me pare.&nbsp;</p><p>I paperseritshem, i paarritshem ne stilin e tij.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>I madhi Celentano, e adhuroj kete njeri, si kengetar e po ashtu si aktor...</p>

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

<p>Shume e bukur kjo.Mbreti i pare i injoranteve ka qene Sokrati!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.