Arkiv-Lajme
Shkarkimi i imamit ndan myslimanët
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përfshirë në një debat pas shkarkimit të Lulzim Plloçit, imami i Xhamisë së Medresesë në Tiranë dhe predikuesit të saj, Ferid Piku. Lëvizja shihet si pjesë e një sulmi nga lidershipi i Komunitetit Mysliman, i cili favorizon një degë turke të Islamit përkundrejt klerikëve të edukuar në vendet arabe. Duke reaguar pas shkarkimit të dy drejtuesve fetarë, mbështetësit e tyre kanë vënë në pikëpyetje vendimin duke diskutuar në rrjetet sociale.
PS-PD, “kapen” për të përndjekurit
Ndryshimet ligjore të miratuara sëfundmi në ligjin për të përndjekurit, kanë qenë objekt i debateve në distancë të politikës sot për “Ditë Vere”, ku PS nga ana e saj i cilëson hipokrizi të qeverisë ndaj kësaj shtrese kurse mazhoranca ia kthen reston me refrenin: PS duhet të kërkojë fillimisht falje për masakrimin e tyre për 50 vjet.
Pse Izraeli nuk e njeh Kosovën dhe pse duhet ta njohë?
Në gazetën Haaretz ish publikuar një editorial me titull “Izraeli midis Kosovës e Serbisë”, ku shpjegohet më së pari pse Izraeli nuk është bashkuar me 88 vendet që e kanë njohur Kosovën: “Izraeli kundërshton hapat e njëanshëm që mund të shërbejnë si model për ndonjë aranzhim me palestinezët apo për të inspiruar arabët e Galilesë shkëputjen e territorit. Gjithashtu kundërshton hapat që zhvlerësojnë ligjin ndërkombëtar dhe shmangin Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aty ku Izraeli përfiton nga fuqia e vetos që Shtetet e Bashkuara kanë.
Topi: Jemi në tokën tonë, Berishës i falim ndonjë copë nëse do
Sulmi i Kryeministrit Berisha nga njëra anë dhe organit zyrtar të PD-së nga ana tjetër ndaj Presidentit të Republikës Bamir Topi, me qëllim “shkuljen” nga Tirana por edhe denigrimin e figurës së tij tek pronarët kanë marrë dje përgjigjen e kreut të shtetit. Në intervistën e dhënë në programin “A Show”, Topi i dha një leksion gjeografie mbi shtrirjen e kryeqytetit Berishës madje duke e ftuar edhe për ta marrë përdore për t’i treguar se ku fillon dhe ku mbaron Tirana. “Të gjithë paraardhësit janë në tokën e vet.
Dita e Verës në një ditë vere: mijra vetë rrugëve të Tiranës e të Elbasanit
Me mijra njerëz janë derdhur rrugëve e shesheve të Tiranës, të monitoruara nga policë të shumtë, sidomos në qendër e në bulevardin kryesor; janë derdhur për të festuar Ditën e Verës, siç është bërë zakon tanimë. Duket se Tirana, në planin mediatik, ia ka vjedhur festën qytetit të origjinës. Në Elbasan festa është më autentike, dhe me pjesëmarrje të pazakontë njerëzish, që nisen dhe nga qytete të tjera (nga Tirana, domosdo) për ta kaluar këtë ditë në vendin e ballokumeve, por Tirana furacake i ka vjedhur reflektorët e medias.
Pollo është ngarkuar me një detyrë extra: të mos i lërë kusur kreut të shtetit
Ne të respublica-s kemi informuar dhe më parë, kur Genc Pollo ka sulmuar Presidentin me një gjuhë fajkonjsh, gjë që ai nuk e ka bërë shpesh gjatë njëzet viteve të fundit. Është nga të paktët njerëz që, ndoshta për një drojë e skrupull idiosinkratik, matet para se të flasë. Por ka ca kohë që i janë këputur frenat. Sidomos kur është puna të flitet për Presidentin. Ja disa fragmente nga intervista e tij në News 24:
-KLD-ja është komanduar nga delenxhinj, dhe është çlirim i madh që nuk do e ketë më një delenxhi në krye.
Ekziston ende RD-ja? Po, na e tha Presidenti në programin “A Show”
Gazeta RD ka disa ditë që sulmon brutalisht Presidentin Bamir Topi, por askush nuk është marrë me këtë fakt. Kush nuk e ka pasur këtë info, e ka marrë vesh nga intervista e mbrëmshme që Presidenti i Republikës ka dhënë për Ad Krastën në programin e këtij të fundit “A Show”. Është kreu i shtetit pra që na e jep këtë informacion. “Në gazetën Rilindja Demokratike, për pesë numra rresht, janë hedhur shpifje pa kufi, jo thjesht për Presidentin, por për familjen, ku bën pjesë edhe im vëlla”, thotë ai.
Pronat, hiqet kriteri i “çmimit të tregut”, pritet ulje e vlerës
Ndryshimet e miratuara dje nga qeveria në ligjin për pronat kanë mbushur sot faqet e të gjithë shtypit, ku me germa të mëdha apo me të vogla raportohen pasoja e këtij vendimi, i cili do të jetë ndryshimi i kritereve të vlerësimit të pronës për efekt kompensimi.
Siguracion më i shtrenjtë për shoferët e rinj dhe “kamikazët”
Përveç gjobave dhe kostos së rregullimit të makinave të të tjerëve në rastet kur shkaktojnë aksident dhe nuk janë të siguruar, shoferët e pakujdesshëm në rrugë do të kenë edhe një arsye tjetër tashmë për të zbatuar më mirë rregullat e qarkullimit; siguracionin.
Në 8 maj në Dajç - të paktën 23.5% e votave, fiktive
Kandidati i Partisë Socialiste për komunën Dajç, Rrok Rroku, kishte ngritur kallëzim penal ndaj tetë komisionerëve të administrimit të procesit zgjedhor të 8 majit me pretendimin se ishte rritur në mënyrë fiktive numri i votuesve që kishin marrë pjesë në këtë proces.
Shekulli raporton se, pas verifikimeve të kryera, Prokuroria i ka dhënë të drejtë kandidatit të PS-së. Kallëzimi i Rrokut ishte ngritur ndaj anëtarëve të komisionit të votimit të Qendrës së Votimit me Nr.0699, qendër në të cilën kishin votuar 264 persona nga 300 votues gjithsej.