Ekziston ende RD-ja? Po, na e tha Presidenti në programin “A Show”

Gazeta RD ka disa ditë që sulmon brutalisht Presidentin Bamir Topi, por askush nuk është marrë me këtë fakt. Kush nuk e ka pasur këtë info, e ka marrë vesh nga intervista e mbrëmshme që Presidenti i Republikës ka dhënë për Ad Krastën në programin e këtij të fundit “A Show”. Është kreu i shtetit pra që na e jep këtë informacion. “Në gazetën Rilindja Demokratike, për pesë numra rresht, janë hedhur shpifje pa kufi, jo thjesht për Presidentin, por për familjen, ku bën pjesë edhe im vëlla”, thotë ai.
Duhet thënë se Presidenti ka bërë një spot publicitar gratis. Gazetat partiake nuk ekzistojnë për askënd në këtë vend; e sidomos, kur gazeta i përket partisë në pushtet. Askush ndër gazetarët nuk i referohet. Edhe në rastin konkret, asnjë gazetë serioze nuk u është referuar ditët e fundit këtyre sulmeve të RD-së. Dhe nuk është se nuk dinë se çfarë shkruhet. Mjaft të ndjekësh programet e mëngjesit me tituj të faqeve të para, dhe e merr vesh se për çfarë shkruhet. Problemi është që askush nuk i merr seriozisht. Do ish mirë që edhe Presidenti të mos i merrte seriozisht.
E.G.
Comments
Presidenti i referohet RD-se
<p>Presidenti i referohet RD-se sepse do te marre nga krahu i vet edhe ata pak militante qorra qe lexojne akoma RD-ne!!</p>
Add new comment