PS-PD, “kapen” për të përndjekurit

Ndryshimet ligjore të miratuara sëfundmi në ligjin për të përndjekurit, kanë qenë objekt i debateve në distancë të politikës sot për “Ditë Vere”, ku PS nga ana e saj i cilëson hipokrizi të qeverisë ndaj kësaj shtrese kurse mazhoranca ia kthen reston me refrenin: PS duhet të kërkojë fillimisht falje për masakrimin e tyre për 50 vjet.
E sapoemëruara e PS-së në krye të Grupit të Punës për të Përndjekurit, Keti Bazhdari hodhi dyshime mbi numrin e përfituesve nga vendimi për dhënien me dy këste të dëmshpërblimit për vitet e burgut. Sipas saj, nuk bëhet fjalë për 403 të përndjekur mbi 85 vjeç që përfitojnë por për vetëm 50 të tillë. Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Eduard Halimi ndërkohë theksoi se ndryshimet e fundit parashikojnë zgjerimin e numrit të përfituesve si edhe dhënien e këstit të dytë për të gjithë ata që janë mbi 65 vjeç, ndërsa dëmshpërblimi do të vijojë më radhë për pjesën tjetër.
S.E.
Add new comment