Në 8 maj në Dajç - të paktën 23.5% e votave, fiktive

Kandidati i Partisë Socialiste për komunën Dajç, Rrok Rroku, kishte ngritur kallëzim penal ndaj tetë komisionerëve të administrimit të procesit zgjedhor të 8 majit me pretendimin se ishte rritur në mënyrë fiktive numri i votuesve që kishin marrë pjesë në këtë proces.
Shekulli raporton se, pas verifikimeve të kryera, Prokuroria i ka dhënë të drejtë kandidatit të PS-së. Kallëzimi i Rrokut ishte ngritur ndaj anëtarëve të komisionit të votimit të Qendrës së Votimit me Nr.0699, qendër në të cilën kishin votuar 264 persona nga 300 votues gjithsej.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se prej 264 votuesve, të cilët rezultonin se kishin votuar sipas listës përfundimtare të zgjedhësve të QV me Nr.0699, 62 persona rezultonin zyrtarisht se ndodheshin jashtë shtetit në datën 8 maj 2011. Nga lista përfundimtare e zgjedhësve, rezulton se prej shtetasve që kishin votuar 55 shtetas kanë votuar duke përdorur si mjet identifikimi pasaportat e vjetra.
Gjithashtu ka rezultuar se 11 numra pasaportash të shënuar në listën përfundimtare të zgjedhësve krahas emrave të votuesve, për votuesit që kishin votuar me pasaportat e vjetra, nuk u përkisnin në fakt numrave të pasaportave reale me të cilat ishin pajisur këta votues. Po ashtu rezultonte se në listën përfundimtare të zgjedhësve rezultonin numra pasaportash të cilat nuk ekzistonin fare të ishin lëshuar nga organet kompetente shtetërore. Komisionerët gjithashtu kanë falsifikuar firmat e votuesve fiktivë dhe kanë votuar edhe për familjarët e tyre.
“Prokuroria ka provuar plotësisht se të pandehurit Lulzim Paloka, Ndoc Marku, Mark Kola, Zef Gjoni, Pjetër Marku, Pal Prendi, Gentian Kovaçi dhe Gent Marku kanë kryer respektivisht veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, dhe të “Falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve” të kryer në bashkëpunim. Në këtë mënyrë është kërkuar, gjykim i çështjes penale Nr.305 të vitit 2011 në ngarkim të tyre”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Rezultati i shpallur nga KQZ për këtë komunë tregon se kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Gjergj Doçi ka fituar me një diferencë prej 200 votash. Kandidati i PS-së kishte ankimuar parregullsitë në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor por ato nuk i kishin marrë parasysh pretendimet.
Re.Pu.
Comments
x kete duhet te falenderojme

x kete duhet te falenderojme edhe ambasadorin amerikan qe na mbushi mendjen qe zjedhjet jane te mira e burre me te mire se birisha nuk ka

E gjithe Shqiperia nuk

E gjithe Shqiperia nuk eshte gje tjeter,vecse nje Ruzhdie e Madhe,me kryeplak vucidolasin S.Berisha .Kujt i vlejne tani keto shifra e falsifikime ? Sa i ligjshem del pushteti i Sali Berishes, qe ulerin perdite ne emer te "sovranit" ? Keto jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme tek ne ?! Ja,pra.Kjo eshte liria dhe nderi i malsorit S.Berisha dhe tufes se derrave neper komisionet e votimit e te numurimeve .Atehere perse te votojne njerezit dhe perse duhet te respektojne "te zgjedhurit",perse te respektojne ligjet dhe vete shtetin,kur te gjitha keto jane grabitur dhe mbahen ne nje dore feudali ?!

Eshte sic thote "Pena", e

Eshte sic thote "Pena", e gjithe Shqiperia eshte Ruzhdie, por vecanerisht zonat rurale. Ata qe thone se PD-ja (nenkupto Salen) eshte parti rurale, me cka duan te thone se PD-ja fiton ne fshat, mashtrojne veten dhe te tjeret. "Rezultati" i zgjedhjeve ne zonat rurale eshte tragjik per PD-n, por manipulimet e bejne ate (rezultatin) komik.

Shqiperia do behet nje vend normal, se te tille jane qyetetaret e saj, kur te mos jete me ne politik Sali Berisha.

Po mire te gjitha,po

Po mire te gjitha,po konseguencat e ketij fallsifikimi kush do te jene ose mund te jene?
Po qe se numri i votave te fallsifikuara tejkalon diferencen qe siguron fitoren e kandidatit te PD a ka anullim te rezultatit?
Apo kot kjo pune,rrihet uje ne havan.

Add new comment