Topi: Jemi në tokën tonë, Berishës i falim ndonjë copë nëse do

Sulmi i Kryeministrit Berisha nga njëra anë dhe organit zyrtar të PD-së nga ana tjetër ndaj Presidentit të Republikës Bamir Topi, me qëllim “shkuljen” nga Tirana por edhe denigrimin e figurës së tij tek pronarët kanë marrë dje përgjigjen e kreut të shtetit. Në intervistën e dhënë në programin “A Show”, Topi i dha një leksion gjeografie mbi shtrirjen e kryeqytetit Berishës madje duke e ftuar edhe për ta marrë përdore për t’i treguar se ku fillon dhe ku mbaron Tirana. “Të gjithë paraardhësit janë në tokën e vet. Nëqoftëse dëshiron, t’ia bëjmë me dije se ku i kemi tokat, madje mund t’i dhurojmë edhe një pjesë toke. Le të vijë e të jetojë aty në paqe dhe në harmoni dhe mund t’i japim edhe leksione qytetarie, se si jetohet në harmoni pa bërë sherre. Unë e di që ai është bërë shumë humorist kohët e fundit, dhe padyshim që gjëja më e dhimbshme është kur të gjithë në kor fillojnë të qeshin nga shakatë, që më kujtojnë personazhin e famshëm të Revolucionit Kulturor kinez: Lej Fenin, por për t’i thënë që familjet e vjetra të Tiranës, vërtetë jetonin në qendër të Tiranës, por të gjitha me radhë kanë pasur toka bujqësore në periferi. Ka qenë një bollëk në Tiranë në atë kohë, të themi të drejtën dhe pikërisht për ta orientuar ekzaktësisht, aty ku përfundonte qyteti dhe është fjala pikërisht për Institutin e Kërkimeve Veterinare, në zonën e “Freskut”, aty fillon Komuna. Edhe sot e kësaj dite është territori administrativ i Komunës. Pra, qyteti kishte truall, ndërsa Komuna kishte tokën bujqësore”, - tha Topi.
S.E.
Comments
Foli Murit, merr vesh Muri

Foli Murit, merr vesh Muri ........

U kujtove shume vone Bamir.

U kujtove shume vone Bamir. Shtazes duhet ti kundervihesh me hu se me qytetari nuk merr vesh.

Luke të lumtë goja ......

Luke të lumtë goja ......

Ca merresh me ate o Bamir. Ku

Ca merresh me ate o Bamir.

Ku ta dije ai ndryshimin mes pronarit dhe grabitesit.

Ai ka lindur ngjitur me arushat.

Krasta bo sikur eshte noi

Krasta bo sikur eshte noi doktor shkencash ne Harvard ne intervistat qe bo.

Saliu ha e pi, Saliu

Saliu ha e pi, Saliu qeras,...per te paguar... neve na e rras...

Add new comment