Pronat, hiqet kriteri i “çmimit të tregut”, pritet ulje e vlerës

Postuar në 14 Mars, 2012 02:45

Ndryshimet e miratuara dje nga qeveria në ligjin për pronat kanë mbushur sot faqet e të gjithë shtypit, ku me germa të mëdha apo me të vogla raportohen pasoja e këtij vendimi, i cili do të jetë ndryshimi i kritereve të vlerësimit të pronës për efekt kompensimi.

Ekzekutivi ndërhyri dje në ligjin për kompensimin e pronës duke prekur specifikisht kriteret e vlerësimit, të cilat tashmë nuk do të bëhen më sipas çmimit të tregut por “sipas standardeve ndërkombëtare, funksionit dhe përdorimit të saj”. Tashmë përcaktimi i vlerës nuk do të bëhet nga AKKP-ja por nga një grup i posaçëm në Ministrinë e Drejtësisë.

Në fakt më shumë se me çështje procedurash, ndryshimet e miratuara dje synojnë më së shumti rishikimin e vlerës (për të mos thënë uljen) së pronave që janë për t’u kompensuar pronarëve. Vendimi vjen fill pas raportit të Bankës Botërore mbi problemin  e pronave në Shqipëri,  e cila gjithashtu këshillon ekzekutivin që të ulë vlerën e pronës që do të kompensohet me qëllim që të mbyllë sa më shpejtë këtë proces.

 

S.E.

Comments

Submitted by adriatik (not verified) on

<p>As komunistet nuk bene kaq dem me pronat sa beri sal legeni.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.