Pronat, hiqet kriteri i “çmimit të tregut”, pritet ulje e vlerës

Ndryshimet e miratuara dje nga qeveria në ligjin për pronat kanë mbushur sot faqet e të gjithë shtypit, ku me germa të mëdha apo me të vogla raportohen pasoja e këtij vendimi, i cili do të jetë ndryshimi i kritereve të vlerësimit të pronës për efekt kompensimi.
Ekzekutivi ndërhyri dje në ligjin për kompensimin e pronës duke prekur specifikisht kriteret e vlerësimit, të cilat tashmë nuk do të bëhen më sipas çmimit të tregut por “sipas standardeve ndërkombëtare, funksionit dhe përdorimit të saj”. Tashmë përcaktimi i vlerës nuk do të bëhet nga AKKP-ja por nga një grup i posaçëm në Ministrinë e Drejtësisë.
Në fakt më shumë se me çështje procedurash, ndryshimet e miratuara dje synojnë më së shumti rishikimin e vlerës (për të mos thënë uljen) së pronave që janë për t’u kompensuar pronarëve. Vendimi vjen fill pas raportit të Bankës Botërore mbi problemin e pronave në Shqipëri, e cila gjithashtu këshillon ekzekutivin që të ulë vlerën e pronës që do të kompensohet me qëllim që të mbyllë sa më shpejtë këtë proces.
S.E.
Comments
As komunistet nuk bene kaq
<p>As komunistet nuk bene kaq dem me pronat sa beri sal legeni.</p>
Add new comment