Pse Izraeli nuk e njeh Kosovën dhe pse duhet ta njohë?

Postuar në 14 Mars, 2012 10:03

Në gazetën Haaretz ish publikuar një editorial me titull “Izraeli midis Kosovës e Serbisë”, ku shpjegohet më së pari pse Izraeli nuk është bashkuar me 88 vendet që e kanë njohur Kosovën: “Izraeli kundërshton hapat e njëanshëm që mund të shërbejnë si model për ndonjë aranzhim me palestinezët apo për të inspiruar arabët e Galilesë shkëputjen e territorit. Gjithashtu kundërshton hapat që zhvlerësojnë ligjin ndërkombëtar dhe shmangin Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aty ku Izraeli përfiton nga fuqia e vetos që Shtetet e Bashkuara kanë. Ka gjithashtu frikë se “plaçkitja” e Kosovës, të cilën Beogradi e quan “Jerusalem të Serbisë”, mund të nxisë nismat që Jerusalemi i vërtetë të shndërrohet në një kryeqytet të Palestinës së pavarur. Dhe fare në fund, ka shqetësime për sforcimin e ekstremizmit islamik dhe antisemitizmit në Evropë.”

Në editorial rrëzohen këto frikëra: “Këto shqetësime janë të pabaza. Kosova ka shpallur pavarësinë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicën e vendeve anëtare të BE-së, me disa kushte të paracaktuara.  Aty ku shqiptarët përbëjnë 90 për qind të popullatës në Kosovë, zona e Galilesë ka një popullatë të përzier hebreiko-arabe dhe asnjë lojtar i rëndësishëm ndërkombëtar nuk do ta mbështeste separatizmin nga arabët izraelitë…  Kosova e pavarur është një shtet pro-amerikan, i cili në vazhdimësi i është ofruar Izraelit dhe ka shprehur interesim për integrim në peizazhin evropian. Me këtë garanton se besimi Islam që praktikon, atë të moderuar, do të mbetet ashtu siç është.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

<p>ky editorial i Haaretz eshte i vjeter, qe me diten e pavaresise se Kosoves, 17 a 18 Shkurt. Pak me vonese Respublica</p>

Submitted by Arnaut (not verified) on

Me duhet te them qe pasi e lexova artikullin ne Haaretz, edhe pse e mbeshtes nxitjen e Izraelit per t njohur Kosoven, me duket se autori tregohet teper i bute ndaj Serbise. Ai thote se Serbia i ka dorezuar tashme te tere kriminelet e luftes dhe e ka mbyllur ate kapitull. Ne e dime fort mire se kjo nuk eshte e vertete.
Pastaj une do i thoja Izraelit, para se te njohesh Kosoven, njih njehere Palestinen. Me me vlere me duken njohjet e vendeve arabe dhe per kete me duket gomarllek me brire vota kundra Palestines e Berishes

Submitted by Irvi Hyka (not verified) on

<p>Palestina nuk do ta njohi Kosovën. Duhet të kuptojm një gjë bota është ndarë në dy llogore ajo e ShBA-4BE dhe Rusi-R.P.Kinës. Ne (shqiptarët) jemi rreshtuar tek e para, ndërsa palestinezët tek e dyta. Ju kujtoj se ambasadori i Palestinë në Beograd e krahasonte Kosovën si djepë të Serbisë. Qendrimi palestinezë është i njohur për Kosovën. Ky është një qendrim i njëtjë si ai i Jeremiçit andaj do të ishte marrëzi që Republika e Shqipërisë ta mbështeste kërkesën e autoriteve palestineze në OKB. Ne duhet të mbështesim llogoren tonë diplomatike. Më vjen çudi me disa komente të shqiptarve të Kosovës ku shkrujan se nuk e duan njohjen nga Izraeli e thërrasin &quot;Free Palestine&quot;. Unë jam dakord që popullin palestinez duhet të mbështet në një rrugë paqësore për zgjidhjen me 2 shtete (krijimi i Palestinës nga Rripi i Gazës dhe Bregu Lindor, dhe Jeruzalimin lindor (jo të gjithin), por ne nuk duhet të mbështesim qeverinë e atij vendi që ka një mendim filo-rusë për Kosovën. Ju kujtoj edhe diçka tjetër për ato vendet arabe. Ku delegacioni shqiptar mori pjesë në mbledhjen e Organizata Konferencës Islamike (OKI-t) kërkesës shqiptare që Presidenti i Kosovës Sejdiu të ftohej të merrte pjesë si observator (vëzhgues) qeversia e Damaskut (Sirisë) u tallë me kërkesën tonë dhe atë ja çoj Beogradit ftesën. Tirana protestoi, por duhet të protestonte edhe më fuqishëm mendoj unë. Ne duhet të vendosnim veton në çdo rezolutë deri kur Damasku të kërkonte falje.&nbsp;</p>

Submitted by koz (not verified) on

<p>Me duket&nbsp;disi pavlere&nbsp;publikimi i ketij artikulli/opinioni te nje gazetari Hebre&nbsp;lidhur me e njohjen e Kosoves pasi&nbsp;kjo nuk perben aspak linjen politike te shtetit te Izraelit lidhur me kete ceshtje.&nbsp;As mund te pritet nje njohje e Kosoves nga iZRAELI derisa kjo ceshtje te mos jete sqaruar katerciperisht ligjerisht ne sensin e te&nbsp;drejtes nderkombetare dhe pranuar nga komuniteti nderkombetar e mbi te gjitha vendet e EU, Rusia, Kina dhe vete Serbia. Cdo vend me probleme&nbsp; me kufijte&nbsp;e vet dhe madje konflikte etnike per keto kufij kuptohet qe do ti qendroje larg ceshtjeve te tilla.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.