Arkiv-Lajme

Mapo e AKZ i mbajnë gjilpërat majë për majë

Postuar në 03 Prill, 2012 05:39

Kopertina e numrit të fundit të Mapos, që është bërë e përmuajshme, është e pushtuar nga portreti i Kreshnik Spahiut, me flamurin kuqezi të lidhur si shall rreth qafës dhe me duart e kryqëzuara në gjoks në shenjë falenderimi e mirënjohjeje për ata që e mbështesin. Mapo promovon Spahiun? Jo, s’është kështu. Është krejt e kundërta, gjë që duket qysh në titullin e kopertinës që shoqëron këtë foto: “Projekti neo-otoman; aleanca kuq e zi, parti turke”. Dhe nëntitulli i përbërë nga disa pyetje: “Kush e mundësoi vizitën në Washington të Kreshnik Spahiut dhe kush e financon aleancën kuqezi?

Shqipëria, superfuqi e vogël edhe në teknologji! Kështu thotë Kryeministri

Postuar në 03 Prill, 2012 05:06

Kryeministri Berisha shfrytëzoi sot një organizim rutinë në Ministrisë së Arsimit për të shpalosur vizionin e qeverisë në drejtim të dixhitalizimit të arsimit. Sipas tij, në vend duhet të nisë gara për ta shndërruar vendin në një superfuqi të vogël (edhe supërfuqi edhe e vogël ??!) të teknologjisë, përmes nxitjes së aftësive programuese të të rinjve. Ja një pjesë e fjalimit: Ne sivjet do të realizojmë internetin në çdo klasë, por ne duhet të ndezim garën që Shqipëria të kthehet në një superfuqi të vogël në këtë fushë.

Meta sforcohet, dhe i thotë mesazhet duke i fshehur

Postuar në 03 Prill, 2012 04:36

Në një intervistë për Pekën e televizionit UTV-së, Ilir Meta stërmundohet shumë për të rrumbullakosur shprehjet, të cilat ai nuk do donte të interpretoheshin një ditë më pas në mënyra të ndryshme. Thelbi i muhabetit ka qenë ai i zakonshmi në studio të tilla – Reformat? Ekonomia? Kriza? Jo, ç’ne! – Presidenti, dhe marrëdhëniet e Metës me Berishën, Ramën, Nanon, Topallin. Dhe për çdo ngacmim, Meta është bërë llastik. “Pavarësisht nga emrat, presidenti duhet të jetë i pranuar nga të gjithë”, i mëshon Meta një ideje, të cilën e ka thënë dhe një herë tjetër më parë.

Ambasadori grek jep një intervistë me fraza të kalibruara

Postuar në 03 Prill, 2012 04:11

Ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Pazios, ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare, në të cilën flet dhe për ‘çështjet e nxehta’ në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Dhe bie në sy që është shumë i matur e i kujdesshëm. Marrëveshja mbi kufirin detar? “Ka një marrëveshje të nënshkruar mes ministrave, por ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin pala greke nuk ka as predispozitën më të vogël për ta bënë në dyshim”, përgjigjet në mënyrë të përmbledhur Pazios. Aristotel Guma?

Mbyllet ‘sherri’ me policinë serbe: Policët shqiptarë kthehen në shtëpi

Postuar në 02 Prill, 2012 16:12

Policët shqiptarë të arrestuar nga policia serbe (Shukri Binaku dhe Sami Beqiri) janë lënë të lirë, e në këtë moment ka gjasa që të kenë arritur në Prishtinë. Ata i janë dorëzuar misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, dhe tok me ta është dorëzuar dhe motivacioni: “Shkelën zonën e gjelbër dhe marrëveshjen ushtarako - teknike të Kumanovës të nënshkruar nga Serbia dhe NATO më 1999, sipas së cilës në këtë brez mund të lëvizin të armatosur vetëm KFOR-i dhe forcat serbe”.

Rudina Seseri ka ikur; por ‘i ka lënë një lodër’ në dorë maxhorancës

Postuar në 02 Prill, 2012 13:00

U bënë tre muaj që Rudina Seseri ka lënë mandatin e parlamentares. Do duhej të zëvendësohej, por ende nuk ka ndodhur. “Të enjten kur kjo çështje plasi, Jozefina Topalli lajmëroi se mbledhja e Këshillit të Mandateve e Rregullores do të mbahej sot, të hënën”, thotë Braçe, dhe kronika e ngjarjeve politike i jep të drejtë. Topalli premtoi se sot do të mblidhej ky këshill. “Sot nuk ndodhi. Kështu ka ndodhur dhe tre herë të tjera! Përtej procedurës, ky është një skandal i madh.”, denoncon deputeti socialist, një nga më të zëshmit në mjedisin e debatin politik.

Rishikohet çmimi i energjisë? ERE: Nuk preken familjarët

Postuar në 02 Prill, 2012 12:06

Gjendja e përkeqësuar financiare që kanë deklaruar drejtuesit e kompanisë CEZ Shpërndarja, por edhe vështirësitë që po has KESH-i në sigurimin e importit të energjisë elektrike, kanë rikthyer diskutimet mbi mundësinë e rishikimit të çmimit të energjisë elektrike.

Koha Ditore mbush 15 vjeç; dhe është "më e moçmja" ndër gazetat shqiptare

Postuar në 02 Prill, 2012 10:31

Më datë 31 mars u mbushën 15 vjet nga dita, kur doli numri i parë i së përditshmes Koha Ditore. Ka qenë saktësisht 31 marsi i vitit 1997. Kosova ishte ende nën okupimin serb, ndërsa në Shqipëri po luhej drama e madhe e tranzicionit. Sot, 15 vjet më vonë, Koha Ditore është bërë një pikë referimi për gazetarinë kosovare në veçanti, dhe për atë shqiptare në përgjithësi. Në të, e për të, kanë shkruar një numër i madh gazetarësh me emër të Kosovës; një pjesë syresh vijojnë të shkruajnë.

Bill Clinton: A do kandidojë Hillary në zgjedhjet e 2016-s? Vetëm ajo e di këtë gjë

Postuar në 02 Prill, 2012 09:49

Bill Clinton nuk del kurrë jashtë mode. Është vazhdimisht i kërkuar dhe i ndjekur nga media. Dhe ai ka vazhdimisht gjëra për të thënë. Në programin “Good Morning America” të televizionit ABC, ai u pyet dhe për aspiratat presidenciale të së shoqes. Për vitin 2016, kuptohet. “Nuk e kam idenë. Unë nuk kam të bëj me këtë histori. Është një vendim që do ta marrë vetë ajo”, thotë fillimisht. Por aty për aty shton se “ajo duhet besuar, kur thotë se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë; ajo thotë atë që mendon”. Vërtet?

Berisha: Shijoni detin, por pa skafe; kujtohet edhe për Otranton

Postuar në 02 Prill, 2012 07:36

Shqiptarët dhe vizitorët e huaj do të shijojnë bregdetin shqiptar përsëri pa skafe këtë vit. Qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar qarkullimin e skafeve edhe këtë verë me frikën e zhvillimit të trafiqeve. “Duhet ta fshijmë nga memoria problemin e skafizmit. Vlora po diskutohet për tu shpallur gjiri më i bukur i Mesdheut, ua them unë. Ta nxijmë me skafe ne tani?”, kështu iu përgjigje Kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së kërkesës së opozitës për heqjen e moratoriumit të skafeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme