Arkiv-Lajme

Romë, Itali: Djem të rinj rrahin një grua tuniziane; dhe kërkojnë t’i heqin ferexhenë nga kryet

Postuar në 30 Mars, 2012 13:18

Monterotondo është një qytetth afër Romës, dhe Nadia është një grua me origjinë tuniziane që banon prej 20 vitesh në Itali. Ajo që i ndodhi pardje, nuk i kish ndodhur ndonjëherë tjetër. “Isha me motrën, dhe na u afruan disa të rinj e po i bërtisnin motrës që mban shami të zezë në kokë: “Hiqe ferexhenë nga kryet, këtu në Itali nuk mund ta mbash, ik andej nga ke ardhur, qërohu, kamikaze e dreqit, ik vrit veten me ndonjë bombë, etj, etj!”

Frika nga pastrimi i parave dhe terrorizmi, më shumë sqarime në banka dhe tek noteri

Postuar në 30 Mars, 2012 12:02

Individët dhe bizneset do të duhet të japin më shumë sqarime duke filluar nga nesër kur të shkojnë në banka, agjenci transfertash apo noterë për të kryer transaksione të ndryshme . Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim të ri në lidhje për parandalimin e pastrimit të parave duke parashikuar kushte shtesë për subjektet e mësipërme në rastet e transaksioneve.

Kontroll faktesh: Taksa e sheshtë dhe dyfishimi berishian i buxhetit

Postuar në 30 Mars, 2012 10:04

Ka mbi dy vjet që Berisha, sa herë mburret për efektet pozitive të taksës së sheshtë, thotë se ajo ka qenë faktori kryesor që ka dyfishuar të ardhurat e buxhetit të shtetit. Këtë gjë ai e tha edhe në takimin e fundit me komunitetitn e biznesit në Shqipëri. Por ç’thonë shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave?

K/ministri, k/polici, ministri: Arrestimi i Viktor Gushit, një sukses i jashtëzakonshëm!!!

Postuar në 30 Mars, 2012 08:37

Vrasja e arkëtares dhe plagosja e rojes së sigurisë në bankën NBG, është një krim i vrazhdë, krejt i papërpunuar e spektakolar, i bërë në mes të ditës, në prani të shumë njerëzve, në prani të kamerave që kanë filmuar , e i kryer nga një personazh i njohur i kriminalitetit urban (pasi u zbulua autori, u mor vesh se i njëjti person ka bërë krime të tjera gjatë katër-pesë viteve të fundit). Në këto rrethana policia do duhej ta qepte gojën e t’mos shiste dëngla. Por jo, pikërisht në këto rrethana, dënglat nuk kanë të sosur.

CEZ: S’kemi para as për të shlyer faturat ndaj të tretëve

Postuar në 30 Mars, 2012 06:57

CEZ Shpërndarjes nuk po i ecin punët aspak mirë në Shqipëri. “Tersllëku” i trashëguar nga viti 2011 me mosrealizimin e planit për uljen e humbjeve vijoi me mos miratimin e kërkesës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitet 2012-2014, vendim i Entit Rregullator të Energjisë i cili u pasua me ndryshimin e drejtorit ekzekutiv Josef Hejsek me një pjestar të stafit të tij të ngushtë, Miroslav Maçek.

Identikiti online i Viktor Gushit

Postuar në 30 Mars, 2012 04:56

E përditshmja shqip ka publikuar një profil të Viktor Gushit, vrasësit të arkëtares së bankës NBG te Xhamlliku. Dhe këtë profil e ka nxjerrë nga leximi i mesazheve në rrjetin social; kemi të bëjmë, si të thuash, me një identikit online:

Rama po heq shumë për të dirigjuar orkestrën e opozitës

Postuar në 30 Mars, 2012 04:18

Vangjel Dule mund të quhet zyrtarisht i larguar nga koalicioni opozitar (ndonëse nuk mund të llogaritet si i krahut tjetër; s’ka gjasa që të hidhet andej). Ndoka ka kohë që po ndërdyshet përballë zërit të sirenave që mund t’i vinë nga maxhoranca; madje, e ka lënë “të hapur e të mundshme” bisedën mbi një aleancë të mundshme me Berishën. Opozitarët e tjerë po dëshmojnë se janë nervozë e të pakënaqur nga Rama.

Në muajin maj do të ketë zgjedhje në Kosovë; janë zgjedhjet serbe

Postuar në 30 Mars, 2012 04:00

E përditshmja kosovare ‘Zëri’ është e sigurtë se Serbia do të mbajë zgjedhjet e veta edhe në zonat kosovare të banuara nga (edhe nga) pakica serbe.Tashmë duket se nuk ka asnjë dyshim se Qeveria e Serbisë do t’i mbajë zgjedhjet nacionale edhe në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në një artikull të kësaj gazete në versionin online, ku lihet të nënkuptohet se diplomacia ndërkombëtare po e lë këtë gjë të bëhet një fait accompli, ndonëse në pikëpamje deklarative nuk kanë munguar reagimet kundër organizimit të këtyre zgjedhjeve.

Blushi te Opinioni – i pasur në poetikë, i varfër në detaje

Postuar në 29 Mars, 2012 18:45

Ben Blushi ishte i ftuar mbrëmë te emisioni Opinion i Fevziut, për të diskutuar rreth tezave që kishte shtjelluar disa ditë më parë në gazetën Panorama rreth programit të PS-së. Përkundrejt insistimit të gazetarëve në studio për ta quajtur shkrimin e tij një platformë konkurente me programin zyrtar të PS-së, Blushi theksoi dhe ritheksoi se ai shkrim nuk ishte veçse një sprovë plotësuese dhe sqaruese e programit të PS-së. Dhe me një gjuhë të mbushur me metafora të goditura, ai përsëriti pak a shumë tezat që kishte shtjelluar në shkrimin e Panoramës.

Presidencialet në Francë: Edhe tri javë deri në ditën e votimit

Postuar në 29 Mars, 2012 14:12

Kandidatët presidencialë në Francë kanë dhe tri javë në dispozicion për të kandisur zgjedhësit që ta hedhin votën në favor të tyre. Përqindjet e Sarkozy-së e Hollande-it në raundin e parë parashikohet të jenë të afërta, por sondazhet i japin socialistit fitoren në raundin e dytë (në fakt, në të gjitha vendet e Eurozonës që kanë patur zgjedhje pas fillimit të krizës, fitorja ka shkuar për opozitën).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme