Frika nga pastrimi i parave dhe terrorizmi, më shumë sqarime në banka dhe tek noteri

Postuar në 30 Mars, 2012 12:02

Individët dhe bizneset do të duhet të japin më shumë sqarime duke filluar nga nesër kur të shkojnë në banka, agjenci transfertash apo noterë për të kryer transaksione të ndryshme . Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim të ri në lidhje për parandalimin e pastrimit të parave duke parashikuar kushte shtesë për subjektet e mësipërme në rastet e transaksioneve.

Punonjësit e bankave, agjencive të transfertave, noterët, etj., kanë të drejtë që të mos kryejnë transaksionin në rastet kur dyshojnë dhe nuk mund të verifikojnë plotësisht jo vetëm identitetin por edhe marrëdhëniet e dërguesit me marrësin si edhe lidhjet e tij me persona që kryejnë aktivitet të dyshimtë. Krahas dokumenteve standarde si karta e identitetit apo pasaporta, punonjësi ka të drejtë që të kërkojë edhe dokumente të tjera shtesë në rast se dyshon për identitetin e kërkuesit të transaksionit. Udhëzimi parashikon edhe një vëmendje të veçantë ndaj politikanëve dhe të afërmve të tyre në raste transfertash apo transaksionesh të ndryshme.

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.