Romë, Itali: Djem të rinj rrahin një grua tuniziane; dhe kërkojnë t’i heqin ferexhenë nga kryet

Monterotondo është një qytetth afër Romës, dhe Nadia është një grua me origjinë tuniziane që banon prej 20 vitesh në Itali. Ajo që i ndodhi pardje, nuk i kish ndodhur ndonjëherë tjetër. “Isha me motrën, dhe na u afruan disa të rinj e po i bërtisnin motrës që mban shami të zezë në kokë: “Hiqe ferexhenë nga kryet, këtu në Itali nuk mund ta mbash, ik andej nga ke ardhur, qërohu, kamikaze e dreqit, ik vrit veten me ndonjë bombë, etj, etj!”
Kanë qenë në një bar, duke pirë kafe, dhe pak më tutje ishin të ulur djemtë e rinj. Kur këta të fundit zunë të ngrinin zërin e të drejtoheshin nga gruaja me perçe, e motra që jeton në “stilin italian” u ngrit dhe u kërkoi motivin pse silleshin kështu. Por ata, sipas dëshmive të motrave dhe të njerëzve të tjerë të pranishëm, u bënë më agresivë, filluan të shanin e fyenin, madje edhe ta shtynin gruan me shami, duke kërkuar t’ia hiqnin velin me forcë. Dy vetë aty pranë u kanë folur djemve, por kur situata u bë më e ndezur, pothuaj të gjithë kanë kthyer nga krahu tjetër. Motrat u qetësuan me të parë policët, që u gjendën aty sa hap e mbyll sytë. Njëra syresh përfundoi e lënduar në spital, sidoqoftë.
E.G.
Comments
Ferexheja eshte rrobe e zeze

Ferexheja eshte rrobe e zeze qe mbulon trupin dhe koken.

Po fytyren e ka pasur te mbuluar me perce?

Sidoqofte keta djemte jane horra te qelbur qe me shume i prishin pune kauzes evropiane se sa e ndihmojne !!

Per percen, le te nxjerin ligjin perkates , ne mos italianet le t'i bejne nje lloj bojkotimi social perces qe mbulon surratin por bojkotim qe te jete dinjitoz ama dhe jo i tille !

Per shamine apo mbulimin e kokes nuk kam ndonje kundershtim. Fundja evropiane nuk mund te behen afrikanoverioret dhe ne duhet t'i pranojme dhe te gezohemi per dallime te tilla, dhe jo t'i ndalojme.

Po nje italiane a mund te

Po nje italiane a mund te qendroje ne Arabine Saudite pa mbulesen e kokes dhe ç'fare i ndodhe aty po te mos e veje mbulesen e kokes ?

Zoti Paul me te vertete nuk

Zoti Paul

me te vertete nuk arrij te kuptoj n.q.s ti ben sikur nuk kupton apo nuk kupton me te vertete.

Ben nje pyetje qe nuk ka kuptim dhe qe nuk ka lidhje me agresionin ne fjale.

Perse nuk ka lidhje po ta shpjegoj pak me poshte.

Me sa di, qofsha i gabuar, ne vendet arabe dhe me saktesisisht ne Arabine Saudite egziston sheriati si ligj qe do te thote qe nuk pihet alkol ne vende publike, grate duhen te dalin te mbuluara etj etj. Tani kushdo qe shkon ne kete vend duke qene se eshte mik duhet te respektoje rregullat e atij vendi qe do te thote qe n.q.s i shkel me shfajsimin sepse une ne shtepine,vendin tim bej keshtu apo se keto jane ligje te padrejta shkel ligjin e atij vendi dhe normal qe do te denohet sipas atyre ligjeve.

Ne Itali ku ka ndodhur ky agresion i shemtuar nuk di te kete ndonje ligj qe ndalon ferexhene apo carcafet keshtu qe kjo grua e shkrete nuk ka shkelur asnje ligj. Eshte e drejta e saj te dali ne rruge ashtu si e shikon ajo te arsyeshme.

Kaq sa per shpjegimin.

Gjithashtu me vjen keq qe si njeri i pjekur qe jeni ne vend te denoni kete akt racist fshiheni pas pseudo argumenteve si ato me lart qe edhe po te ishin te verteta permbajne nje doze te tille hipokrizie qe do ti vinte ndot cdo njeriu qe e konsideron veten si pjese e kultures iluministe evropiane. Nuk eshte asnjehere shfajsim zoti Tedeschini ideja qe meqe ti sillesh keq me mua do sillem keq edhe une me ty, ca me teper qe mesazhi i Krishtit per te cilin Ju thoni se e keni shume per zemer eshte ne nje kah komplet te kundert. Sigurisht kjo e fundit eshte nje ceshtje qe gjithkush e shikon me veten e vet por kur Ju shpreheni ne publik atehere ja hiqni kete te drejte vetes.

Sa turp per kete pozicion qe i keni vene vetes zoti Tedeschini.

Emigranti

Krahasimi me Arabine Saudite

Krahasimi me Arabine Saudite eshte banal, i perdorur per te perligjur ate veprim huliganesh ndaj dy FEMRAVE.

Nuk ka rendesi kishin shami apo jo. Fakti qe palo burra fyejne, shtyjne dhe shajne femra te pambrojtura eshte shume me i madh se krahasimi.

Evropa ka ngjizur nje kushtetute laike, megjithe kundershtimin e forte te Kishes Katolike, dhe sipas kesaj secili ka te drejten e besimit dhe shfaqjes se tij publikisht.

Saudia zbaton nje ligj te vene ne vendin e vet dhe pa dallim origjine: europiane apo saudiane. Nese kjo gje kritikohet nga Europa, kjo eshte tjeter gje, ama nuk eshte dopjo standart. Ndersa Europa meton se ua lejon kete (sikurse e ka lejuar), jo vetem muslimaneve por cdo ndjekesi te cdo feje tjeter dhe nje njeri sado i mllefosur duhet te ndihej ne siklet nga nje burracakeri e tille.

Vërtet të vjenë neveri kur

Vërtet të vjenë neveri kur dëgjon gjëra të tilla por dhe ato vajza duhet ta kuptojnë se po jetojnë në një shtet që ka regulla të tjera të jetës civile dhe janë të detyruara ti zbatojnë në të kundër të rikthehen nga erdhën dhe të kuptohem flas për ato i ata që kan vendosur të jetojnë në atë shtet dhe jo për turistet

Pergjigja juaj ngjan pak me

Pergjigja juaj ngjan pak me frazen "mire u behet kur perdhunohen vajzat qe veshin funde te shkurtra"...

Ketu behet fjale per perdorim dhune dhe jo per mos-perfeksionin e adaptimit kulturor te ca femrave buzeplasura qe kane lindur dhe mbase jane rritur ne nje shoqeri ku babai rendom rreh nenen dhe i shet vajzat per martese me ndonje mashkulll qe ato nuk e kane pare me sy me pare. Nese tema e bisedes eshte nevoja per evoluim kulturor te imigranteve myslymane ne Europe/USA atehere une do te mbaja qendrimin tuaj (ose biles pak me te ashper) por sikur bie pak si rende te gjesh faj edhe ne viktimat e perdhunes si ne kete rast. Keshtu mund te justifikohet cdo abuzim.

Nuk gjykohen rastet me dy

Nuk gjykohen rastet me dy peshore: edhe ate islamike edhe ate europiane. O njera o tjetra.

Per mendimin tim nuk ka

Per mendimin tim nuk ka rendesi marka e peshores, qofte Europiane qofte Arabe. Rendesi ka principi qe te jape peshen e drejte. Dhe pesha e drejte eshte se perdorimi i dhunes eshte rrugaceri, qofte kur meshkuj italiane sulmojne nje arabe te mbuluar qofte kur injorantet islamike sulmojne femrat kristiane. Justifikimi se injoranca e njerit ben me pak te neveriteshme rrugacerine e tjetrit mua nuk me duket bindes.

Kandari im anon nga principet e barazise, te cilat ne nje mase te madhe, te pakten nga pikpamja filozofike, bazohen ne dy kolona: nocionin klasik (greko-romak) te se drejtes dhe ne kolonen kristiane te meshires dhe respektit per tjetrin (kete pikpamje e kam huazuar nga FS Noli qe e ka artikuluar ne nje shkrim te tij. Mbase edhe te tjere para tij). Dhe ne baze te ketyre principeve, une denoncoj dhunen e myslymaneve si ndaj te krishtereve si ndaj myslymaneve te tjere. Por druri eshte dru, fakti qe nje dore katolike qendron ne anen qe e ve ne levizje nuk e ben me pak te dhimbshem ose me te tolerueshem. Perkundrazi e ben edhe me te denueshem. Nese ne shoqerite tipike islame ne nje mase te madhe fajin mund tja veme injorances dhe intolerances se kultivuar ne gjenerata, tradicionalisht ne shoqerite perendimore eshte mesuar toleranca dhe i meshohej faktit qe dhuna nuk eshte aspak ne perputhje me principet e katolicizmit.

Habitem qe ka nder nesh njerez qe i diskutojne akoma keto parime.

Astriti thote: "ne shoqerite

Astriti thote: "ne shoqerite tipike islame ne nje mase te madhe fajin mund tja veme injorances dhe intolerances se kultivuar ne gjenerata, tradicionalisht ne shoqerite perendimore eshte mesuar toleranca dhe i meshohej faktit qe dhuna nuk eshte aspak ne perputhje me principet e katolicizmit".

Tashti po. Pra ti tashti zgjodhe per te gjykue faktet balancen eurokristjane. Kete deshta te dij un.

Pse i hedhim uje veres se

Pse i hedhim uje veres se article-s ?! Ketu shoh nje problem mjaft delikate dhe te rrezikshen per te nesermen neper Europe : Racizmin !!! Racizmin si etni dhe racizmin si fe !

Racizmin si etni e shfaqim menjehere pasi i kemi te pranishem ne ambientet tona njerezit, si ne, te kombesive te ndryshme ,te cileve u kemi thene 'bujrum' per nje jete me te mire europiane si me 'shpirt' dhe me 'ligje' dhe u kundervihemi me egersine e pyllit per zona influence me pas. 'Ik andej nga ke ardhur!'. Te gjithe te ardhur jemi mbi kete toke pavaresisht pozicionit gjeografik dhe kujteses se shkurter historike. Duhet te bashkejetojme, pa mllefe etnike e race, pa te bertitura, grushta , sharje e ekstremitete te mbartura si atavizma te pakulturesise e civilizimit.

Racizmin si fe e shprehim apriori, thjesht nga pamja e jashteme, nga burqat, mjekrat, mustaqet, qylafet, etj qe jane zakone te te feve te tyre. Studjuesit e Kuranit a Bibles nuk kane dalluar armiqesi te domosdoshme mes tyre vec respektit, ndersa interpretuesit jane ata qe bejne devijimet e udhezimet e zberthimeve te fjaleve te mencura, sipas interesave te ndryshme te koheve te ndryshme e vendeve te ndryshme. ' Kamikaze! Ik vrit veten me ndonje bombe!' . Keto shprehin mllefin ndaj individeve te caktuar qe kane 'dale nga rruga e zotit' por jo te gjithe mases njerezore te atyre vendeve. Te respektojme te ndryshmit, t'i kultivojme, t'i vadisim qe te zhvillohen me tej sepse lulishtja eshte e bukur se ka shume lule, shume ngjyra, shume aroma...dhe jo vetem nje lule, nje ngjyre , nje arome...

Dhuna e shprehur e madje e ushtruar nuk ka lidhje as me kulturen e as me demokracine por thjesht me idene e 'racizmit'. Kushdo mund te vleresoj kedo, kushdo mund te shprehet si do, pasi eshte oksigjen per demokracine, por asnje s'mund te ofendoj askend, asnje s'mund te dhunoj kerkend...

Duket se ti nuk i paske

Duket se ti nuk i paske lezuar as Kuranin e as Biblen.

ti i shkrive te dyja. Me i

ti i shkrive te dyja. Me i pas lexu ti ato libra, do kuptosh budalliqet qe flet, Paul.

Nuk arrij me kuptue shumicen

Nuk arrij me kuptue shumicen e reagimeve, perjashto reagimet e zotit Tedeschini, sepse me shkruejn a thue se ne vendet islame ti ke te drejte me thane e me ba cka don!

Reagimet e djelmoshave ne Itali jane te denueshme nqs i shofim prej larg. Mos harroni qe jane babat e profetnit e ketyne vajzave qe kerkojne me ba ligjin e sheriatit, ligjin qe sundon ne toke, jane babat e predikuesit e fese se ketyne vajzave qe shkojne ne Europe edhe fyhen prej ligjeve te Europes, jane babat e predikuesit e fese se ketyne vajzave qe mbasi shtrohen ne nji spital kristian, kerkojne me hjeke kryqin prej murit sepse jane tyj ju ofendue te drejtat. Mos harroni por lexoni Kuranin se ndoshta skjaroheni.

Pershendetje Huana nuk eshte

Pershendetje Huana

nuk eshte e veshtire per te kuptuar shumicen e reagimeve. Mjafton nje logjike elementare e klases se pare filore.

Llogjika eshte kjo qe pavarsisht se kush jane nena dhe baba e kesaj vajze, gruaje, pavaresisht nese ajo ka vene carcaf apo perce, pavarsisht se cfare besimi ka ajo te krishter apo musulmane, ajo nuk duhet te behet pre e nje dhune me motive raciste. Per me teper edhe sikur nena dhe babai i saj te jeni islamik integraliste nga ata qe ven bomba nuk mund te rrihet vajza se e ka babain kriminel.

Krahasimi se cbehet ne vendet islamike me ata qe nuk jane te kesaj feje eshte pa vend sepse dhuna dhe racizmi ne nje shoqeri te emancipuar sic eshte shoqeria evropiane eshte gjithmone e denueshme dhe nuk ka asnje lloj justifikimi per te.

Shpresoj te jeni sqaruar.

Me respekt

Emigranti

Racizmi dhe islamizmi jane

Racizmi dhe islamizmi jane rreziqet qe kercenojne sot shoqerite europiane. Jo rastesisht keto probleme po agravohen me thellimin e krizes me te rende ekonomike te ketyre 50 vjeteve te fundit. Qe ka njohur Europa Perendimore.Ne shume aspekte Europa e sotme te kujton Europen e para luftes se dyte Boterore. Por kesaj rradhe ne shenjester nuk jane vene çifutet, por myslimanet. Kesaj urrejtjeje po i fryn ne nje menyre te maskuar edhe borgjezia dhe klasa sunduese ne Europe. Per te shmangur vemendjen nga pergjegjesit e vertete te krizes : - bankat dhe bankieret, nga pasojat e globalizmit, borgjezia po perpiqet te ktheje ne koke turku myslimanet. Por njekohesisht duhet pranuar se perkundrejt racizmit te trasheguar europian gjallon edhe fondamentalizmi i rrezikshem islamist. Ne emer te multikulturalizmit islamistet kerkojne te vene shenjen e barazimit ndermjet komunitetit te tyre dhe vendasve. Psh ata nuk pranojne qe ne mencat e shkolles te gatuhet mishi i derrit. Jane kunder Kryqit ne shkolla dhe spitale. Me nje fjale tani per tani ata duan te krijojne nje shoqeri paralele ne Europe dhe pak e nga pak te imponojne doket dhe zakonet e tyre. Shpesh here edhe perçen, çarçafin apo vellon femrat myslimanee perdorin per tu bere karshillik vendasve. Nje qendrim i tille i nervozon me te drejte banoret autoktone te Europes. Pra kemi te bejme me nje perplasje qyteterimesh dhe ekstremizmash nga te dy anet.

Per "Emigrantin", krejt

Per "Emigrantin", krejt dakort qe dhuna asht e denueshme e prandaj po diskutojme. Une kam bindjen qe dhuna bjen dhune. Pra ligji i sheriatit bjen dhune e duhet me kuptue qe ka me pase reagime te tilla. Une nuk isha tyj justifikue dhunen isha tyj analizue pasojen qe ne kete rast i kishte ndodhe motres se Nadjes.

Besoj qe jeni skjarue,

me respekt, Huana

P.S. Wafa Sultan flet me fakte te jetueme vete edhe del prej te njajtit ambjent prandaj fjala e saj ka force te madhe. I kam ndig'jue shpesh neper debate. Ka argumenta edhe logjike te forte e prandaj i ban ato kleriket me u duke shume qesharake

Add new comment