Rudina Seseri ka ikur; por ‘i ka lënë një lodër’ në dorë maxhorancës

U bënë tre muaj që Rudina Seseri ka lënë mandatin e parlamentares. Do duhej të zëvendësohej, por ende nuk ka ndodhur. “Të enjten kur kjo çështje plasi, Jozefina Topalli lajmëroi se mbledhja e Këshillit të Mandateve e Rregullores do të mbahej sot, të hënën”, thotë Braçe, dhe kronika e ngjarjeve politike i jep të drejtë. Topalli premtoi se sot do të mblidhej ky këshill. “Sot nuk ndodhi. Kështu ka ndodhur dhe tre herë të tjera! Përtej procedurës, ky është një skandal i madh.”, denoncon deputeti socialist, një nga më të zëshmit në mjedisin e debatin politik. Dhe përfundon me tone dëshpëruese: “Është e kotë që flasim për zgjedhje të reja, të ndershme, të drejta e të barabarta, për lista elektronike, kontroll elektronik të kartave apo numërim elektronik! Këta po na vjedhin mandatin mú në mes të Tiranës, në Parlament dhe me dhunë. E kotë të flasim për reforma, mirëkuptim dhe konsensus pa u kthyer mandati. Menjëherë. Që nesër.”
Sipas socialistëve, Berisha e vonon zëvendësimin, ngaqë e ka mendjen tek votat në momentin presidencial. Por nuk duket se është kjo. Nuk ka gjasa që ta shtyjë edhe dy a tre muaj këtë punë. Ka shumë gjasa që ta bëjë thjesht për të provokuar. Provokimi është stil e mënyrë jetese i Berishës. Ndësa Topalli s’hyn në këtë mes. Topalli bën ç’i thonë.
E.G.
Comments
bir nena bir..dhe flasim per

bir nena bir..dhe flasim per zgjedhje te lira me kete monster ne..ku ka kod zgjedhor qe i ben ball ketij mizerje

Nuk eshte thjesht provokim.

Nuk eshte thjesht provokim. PD ka nder mend qe t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese lidhur me zevendesimin e Seserit, gje qe perkthehet ne shtyrje te metejshme.

Kta te vjedhin ne mes te

Kta te vjedhin ne mes te dites. Opozita duhet te bojkotoje parlamentin deri ne marrjen e deputetit.

Ku je mor Edi Rama - mor

Ku je mor Edi Rama - mor shkerdhate. Ashtu sic e morre ket pise nga New York-u, ashtu dhe te doli. Na e shite si ardhmja fiskale e shqiperise, si ministrja e ardhshme e financave te shqiperise. Si koka me e madhe ne bote per manaxhim fondesh.

Ashtu te doli mor koke badole - nje BIG NOTHING. Nuk morri pjese 1 dit te vetme ne parlament. NDersa punonte full time ne New York, ajo mbate (mban dhe sot) pasaporten dipllomatike te Parlamentit Shqiptar (jo se i duhet).

Si ske turp mor Edi Rama - per Rudina Seserin - ti dhe vetem ti duhet te mbash pergjegjsi dhe te IKESH - SHPORRESH nga PS-ja.

Add new comment