Berisha: Shijoni detin, por pa skafe; kujtohet edhe për Otranton

Postuar në 02 Prill, 2012 07:36

Shqiptarët dhe vizitorët e huaj do të shijojnë bregdetin shqiptar përsëri pa skafe këtë vit. Qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar qarkullimin e skafeve edhe këtë verë me frikën e zhvillimit të trafiqeve. “Duhet ta fshijmë nga memoria problemin e skafizmit. Vlora po diskutohet për tu shpallur gjiri më i bukur i Mesdheut, ua them unë. Ta nxijmë me skafe ne tani?”, kështu iu përgjigje Kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së kërkesës së opozitës për heqjen e moratoriumit të skafeve. Gjysma e së keqes, të paktën Berisha u kujtua të flasë për viktimat e Otrantos (edhe pse jo drejtpërdrejë, 5 ditë pas përvjetorit të 15-të). “Nuk kemi më viktima në varrin gjigand që u bë Otranto për vite të tëra. Me qindra e qindra u mbytën”, - tha ai.

Qeveria Berisha ka vendosur që prej vitit 2006 moratoriumin e mjeteve lundruese për të ndaluar trafikun e drogës dhe klandestinëve midis brigjeve tona dhe atyre italiane, megjithatë, javët e fundit autoritetet përtej Adriatikut kanë kapur disa ngarkesa të nisura nga Shqipëria. Krahas kësaj, sëfundmi u kap edhe një skaf me klandestinë në afërsi të Korfuzit, i nisur nga Shqipëria, i cili gjithashtu kishte destinacion Italinë. Në këto kushte, duket se “rrjeta” e vendosur nga qeveria është grisur dhe të vetmit që po e pësojnë janë pronarët e mjeteve lundruese.

S.E.

Comments

Submitted by Aulin (not verified) on

Shume mire ben.

Mire do te ishte te ndaloheshin me ligj edhe per nja 10 vjete te tjera.

Historia e skafeve shqiptare ne bote eshte nje kujtim i keq, ndoshta me i keq se viti 97 per ne.

Hajt preokupohuni per ndonje gje tjeter.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.