Arkiv-Lajme

Topalli flet për historinë në parlamentin e Shkupit; dhe shkakton reagime

Postuar në 05 Prill, 2012 07:20

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, në kuadrin e një vizite në Maqedoninë fqinje është ftuar të flasë edhe në parlamentin e atjeshëm. Dhe midis të tjerash është aventuruar edhe në konsiderata delikate historike. Ja një moment nga fjala e saj: “Këtë vit ne shqiptarët festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festojmë 100-vjetorin e flamurit tonë. Në këtë përvjetor kujtojmë me respekt dhe nderim kontributin që dha popullsia e kësaj treve në çlirimin nga sundimi osman. Ishte pikërisht këtu kur në shkurt 1844, 10.

Çefa vs. Visha dhe sprova e PD-së për propozimin nga Kuvendi

Postuar në 05 Prill, 2012 05:18

Zëvendësimi i Kreshnik Spahiut si anëtar i KLD-së, më shumë se për emrin që do të ulet në atë karrige, po ndiqet me vëmendje për ndarjen e votave në Kuvend dhe nëse palët do të mund të mbajnë brenda gardhit deputetët respektivë. E gjithë kjo vjen pas kandidimit surprizë të Ardian Vishës nga Partia Socialiste, i cili do të rivalizojë në këtë garë, Elvis Çefën, ish-kreun e AKKP-së (Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave).

Kandidaturë për postin e Nën-Kryetarit të KLD-së?

Postuar në 05 Prill, 2012 05:17

Pothuaj të gjitha mediat shqiptare raportojnë mbi garën që do të zhvillohet mes  Elvis Çefës dhe Ardian Vishës për  vendin vakant në KLD, si një garë për postin e Nën-Kryetarit të KLD-së, i cili mbeti bosh pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut nga ai post. Në fakt, ajo është vetëm një garë për anëtar të thjeshtë të KLD-së. Sepse, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Nën-Kryetari i KLD-së emërohet nga Presidenti i Republikës dhe konfirmohet me votë nga shumica e anëtarëve të KLD-së. Si Nën-Kryetar mund të emërohet nga Presidenti secili prej anëtarëve të KLD-së.

Berisha është i vendosur për presidentin? Apo bën sikur është?

Postuar në 05 Prill, 2012 03:23

“Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në procesin e afërt të zgjedhjes së presidentit.

Obama kundër gjyqësorit; dhe kritikat bien rrebesh mbi të

Postuar në 05 Prill, 2012 03:17

Gjyqësori është herë pas here tabelë qitjeje, apo insekt bezdisës, për të gjithë politikanët e botës, gjë që tregon se sa pushtet i rëndësishëm është. Para tri ditësh, më datë 2 prill, në kopështin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, në këtë grackë ra Presidenti Barack Obama, teksa po fliste me gazetarët. Ai është duke pritur vendimin e Gjykatës së Lartë federale (Supreme Court) lidhur me ligjin e reformës shëndetësore që u miratua në vitin 2010, dhe me këtë rast i lejoi vetes ta vinte ‘nën presion’ këtë gjykatë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë: Turizmi ka rënë në dy vitet e fundit

Postuar në 04 Prill, 2012 16:31

Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se përtej bumit të trumbetuar turistik, të ardhurat nga turizmi ranë sërish për të dytin vit rresht.

Sipas Bankës vitin e kaluar ekonomia përfitoi nga sektori i turizmit 1 miliardë e 169 milionë euro ose 4.6 për qind më pak se sa një vit më parë. Prej disa vitesh sektori i turizmit, shfaq sipas shifrave zyrtare një paradoks, ku nga njëra anë raportohet rritje e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër të ardhurat nga ky sektor vijnë duke rënë.

Bankat, xhama anti-plumb nëpër sportele

Postuar në 04 Prill, 2012 13:17

Pas grabitjeve të shpeshta të bankave gjatë viteve të fundit, nga njëra prej të cilave mbeti e vrarë edhe një qytetare, Ministria e Brendshme duket se po përgatit një draft për rritjen e sigurisë në banka. Lajmi jepet nga news 24, sipas të cilit, autoritetet e rendit do t’i kërkojnë bankave të nivelit të dytë që të marrin masa të sigurisë së lartë për filialet e tyre duke vendosur xhama anti-plumb, kamera sigurie, etj.

Pushteti korrupton, por pushteti absolut korrupton absolutisht

Postuar në 04 Prill, 2012 10:55

Emri italian Umberto Bossi është disi familjar për veshët e shqiptarëve. Është udhëheqësi historik e legjendar i partisë Lega Nord, një parti me ndikim electoral në veri të Italisë.

Bota informative e pushtuar nga Berisha, Topi, Rama, Topalli, Meta

Postuar në 04 Prill, 2012 09:53

Kush kalon në revistë sitet informative online do të vërë re se ato janë të pushtuara nga lajmet ‘e personalizuara’ politike, dmth nga lajme që kanë të bëjnë me thënie apo ecejake të personaliteteve të politikës e krerëve të institucioneve.

Qeveria mbyll çështjen e fajdeve

Postuar në 04 Prill, 2012 08:18

Ligji i miratuar sot për shpërndarjen e Këshillit Mbikëqyrës për asetetet e kompanive rentiere i jep fund andrallave 15 vjeçare me administrimin e tyre me qëllim shitjen dhe më pas kthimin e parave ndaj kreditorëve. Tashmë do të jetë një administrator që do të menaxhoje ato pak asete që kanë mbetur (10 për qind e totalit, por me vlera minimale) dhe do t’i kthejë paratë e mbledhura kreditorëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme