Bankat, xhama anti-plumb nëpër sportele

Pas grabitjeve të shpeshta të bankave gjatë viteve të fundit, nga njëra prej të cilave mbeti e vrarë edhe një qytetare, Ministria e Brendshme duket se po përgatit një draft për rritjen e sigurisë në banka. Lajmi jepet nga news 24, sipas të cilit, autoritetet e rendit do t’i kërkojnë bankave të nivelit të dytë që të marrin masa të sigurisë së lartë për filialet e tyre duke vendosur xhama anti-plumb, kamera sigurie, etj.
Në fakt, për momentin është Rregullorja për Elementët Minimal të Sigurisë Fizike e Bankës së Shqipërisë ajo që përcakton detyrimet që duhet të përmbushin bankat për sigurimin e parave dhe ambienteve të brendshme të saj. Rregullorja përcakton me detaje vendin se ku duhet të vendoset kasaforta, vendosjen e kamerave si edhe elementet e sigurisë në zonën e arkëtarëve. Rregullorja gjithashtu parashikon edhe mbajtjen e një kasaforte të vogël pranë arkëtarëve me kod. Pra, rregullorja aktuale kujdeset më shumë për vlerat monetare se sa për punonjësit.
Vendosja e xhamave anti-plumb, ashtu siç konfirmon edhe lajmi pritet të rrisë kostot për bankat, por mbi të gjitha do të mundësojë një siguri më të madhe për punonjësit në raste grabitjesh.
S.E.
Comments
Si gjithmone shqiptaret i
<p>Si gjithmone shqiptaret i bejne gjerat pas pilafit..</p>
@domenik - Tani po fillon
<p>@domenik - Tani po fillon kriza, qeveria po merr masa ta kapi lepurin me qerre :-)</p>
Sa idiota qe dime te
<p>Sa idiota qe dime te tregohemi, po ai qe hyn aty do i drejtoje pistoleten ne koke nje kliente . . . pastaj ca do thone nuk mbrohen klientet aq sa duhen dhe do marrin masa per parandalimin e tyre duke i vene cdo klienti nga nej bodigard personale . . . ne vend qe te eliminojne shkaqet, duan te mundohen te reduktojne pasojat. Shtet qe svlen dy lek . . .</p>
Kta Bankiere duhet te
<p>Kta Bankiere duhet te instruktojne Kasieret qe ne rastet kur u drejtohet pistoleta ne fytyre ti japin parate pa bere shume llafe. Ne te gjitha rastet qe jane qelluar Kasieret nga frika e humbjes se vendit te punes kane refuzuar te japin parate ose kane tentuar te njoftojne policine.</p>
Add new comment