Obama kundër gjyqësorit; dhe kritikat bien rrebesh mbi të

Gjyqësori është herë pas here tabelë qitjeje, apo insekt bezdisës, për të gjithë politikanët e botës, gjë që tregon se sa pushtet i rëndësishëm është. Para tri ditësh, më datë 2 prill, në kopështin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, në këtë grackë ra Presidenti Barack Obama, teksa po fliste me gazetarët. Ai është duke pritur vendimin e Gjykatës së Lartë federale (Supreme Court) lidhur me ligjin e reformës shëndetësore që u miratua në vitin 2010, dhe me këtë rast i lejoi vetes ta vinte ‘nën presion’ këtë gjykatë. “Refuzimi i këtij ligji nga ana e gjykatës do të na bënte të mendonim për një militantizëm të gjyqësorit (‘judicial activism’, ishte shprehja e tij për ata që dinë anglisht)”, tha ai në atë konferencë për shtypin. Dhe në përgjigje të një pyetjeje, saktësoi: “Do të ishte një hap i jashtëzakonshëm dhe i paprecedent, nëse kjo gjykatë do të hidhte poshtë një ligj që u miratua me votat e një shumice të fortë kongresmenësh të zgjedhur”.
Këto deklarata janë kritikuar nga e majta e nga e djathta.
M.N.
Comments
Nuk eshte e vertete qe u
<p>Nuk eshte e vertete qe u kritikuan edhe nga e majta, nderkohe qe Newt Gingrich nga ana e tij me pare kishte deklaruar qe vendimi i Abraham Lincoln per te abolish skllaverine edhe pse Gjykata Supreme ishte deklaruar kunder saj dhe Lincoln kishte deklaruar qe "ne nuk mund te bejme ate qe thojne nente persona me toga te zeza" ishte nje vendim i drejte. Atehere, na del ajo shprehja, "bej si te them une po mos bej si bej une".</p><p> </p>
Add new comment