Ambasadori grek jep një intervistë me fraza të kalibruara

Postuar në 03 Prill, 2012 04:11

Ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Pazios, ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare, në të cilën flet dhe për ‘çështjet e nxehta’ në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Dhe bie në sy që është shumë i matur e i kujdesshëm. Marrëveshja mbi kufirin detar? “Ka një marrëveshje të nënshkruar mes ministrave, por ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin pala greke nuk ka as predispozitën më të vogël për ta bënë në dyshim”, përgjigjet në mënyrë të përmbledhur Pazios. Aristotel Guma? “Pavarësisht nga origjina etnike, ai ka qenë si gjithë të tjerët, qytetar shqiptar që jetonte në këtë vend”, thotë në thelb ambasadori. Epiri i Veriut? “Është çështje e së kaluarës; duhet të distancohemi nga elementët nacionalistë që përdorin historinë për qëllimet e tyre”, ia bën ai. Naum Disho? “Nuk komentoj vendime të gjykatave tuaja”, thotë duke e mbyllur intervistën.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Pena (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp;Ka mundesi qe kjo te jete rezultat i &nbsp;qendrimeve te PS-se,permes artikullit te shkruar ditet e fundit nga &nbsp;Pandeli Majko.</p>

Submitted by Erind (not verified) on

<p>Ja u paska myll gojen Majko grekeve. Spo ditkan me gjet mo si me dal nga bataku i politikes se shpifur te tyre.&nbsp;</p><p>Me ne fund dikush i beri te ditur Greqise (ne Greqisht) se kombi shqiptar eshte me i madh se kufijte administrativ te Shqiperise, dhe si te tille eshte ne interes te Greqise mos e kruj me shume me Shqiptaret.&nbsp;</p><p>Bravo Majko !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.