Rishikohet çmimi i energjisë? ERE: Nuk preken familjarët

Gjendja e përkeqësuar financiare që kanë deklaruar drejtuesit e kompanisë CEZ Shpërndarja, por edhe vështirësitë që po has KESH-i në sigurimin e importit të energjisë elektrike, kanë rikthyer diskutimet mbi mundësinë e rishikimit të çmimit të energjisë elektrike.
ERE vendosi në dhjetor të vitit të shkuar mos ndryshimin e çmimit deri në vitin 2014 duke miratuar ndërkohë rregullime ndërmjet kompanive të prodhimit (KESH), transmetimit (OST) dhe asaj të shpërndarjes (CEZ Shpërndarja) duke mos rënduar konsumatorin fundor. Vendimi parashikonte rritjen e çmimit të energjisë që KESH ia shet CEZ-it me qëllim përmirësimin e treguesve të kompanisë shtetërore, por një vendim i tillë ka rënduar arkën e kompanisë sipas çekëve. Respublica e ka ndjekur në vazhdimësi këtë zhvillim: (http://respublica.al/artikuj/2012/3/30/cez-skemi-para-as-per-te-shlyer-faturat-ndaj-te-treteve)
Ata dhanë alarmin sëfundmi duke paralajmëruar pamundësinë e vazhdimit të furnizimit të popullatës. Në këto kushte, kreu i ERE-s deklaroi sot se mund të rishikohen edhe një herë tarifat e energjisë elektrike ndërmjet kompanive, por duke mos prekur konsumatorin fundor.
Nëse ERE vendos për një (gjasat janë për aq kohë sa e pohon edhe kreu i saj) duket se kompanitë do të fillojnë përsëri lobimet për të fituar sa më nga ndryshimi i tarifave në kurriz të njëra-tjetrës duke rrezikuar një rishikim të tarifave edhe për konsumatorët për aq kohë sa buxheti i shtetit nuk ka më mundësi të financojë blerjet e vazhdueshme të energjisë nga KESH-i, HEC-et të cilit gjenden aktualisht në kuota jo shumë komode (Fierza është 171 metër në këto momente).
S.E.
Add new comment