Arkiv-Lajme
Scoop-i i Zërit nuk gjen jehonë në Kosovë
Astrit Gashi, kryeredaktori i së përditshmes kosovare Zëri, që publikoi lajmin mbi sabotimin apo bllokimin për qëllime korruptive të linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka bërë një shkrim në përgjigje të reagimeve ndaj denocnimit të bërë në gazetën e tij. Dje ka reaguar dhe Berisha në stilin e njohur, por Gashi nuk ndalet tek reagimi i tij (ndoshta e ka shkruar artikullin para se të shpërthente Berisha kundër Mafias ndërkombëtare, që “i qënka qepur këtij medemek shenjti patriot me bukë në trastë”).
Lufta e ftohtë Meta-Berisha po vazhdon në Kosovë?
Të hënën, katër ditë pasi Nasip Naço shpëtoi mazhorancën në Kuvend në votimin për anëtarin e KLD-së, gazeta “Zëri” e Kosovës publikoi disa fakte dhe letërkëmbime zyrtare që shpjegonin bllokimin e ndërtimit të linjës 400 kilovolt të interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri, e cila mund të sigurojë pavarësinë energjitike të Kosovës nga Serbia.
Ç’lidhje kanë këto dy ngjarje me njëra-tjetrën? Ndoshta asnjë, por ndoshta ndonjë…
Këngëtari Ted Nugent: Fiton Obama? Epo mirë, mua më keni të vdekur vitin tjetër
Ted Nugent është një këngëtar e showman amerikan, që dallohet dhe për qëndrimet e veta kundër Obama-s. Duket se ka urrejtje për presidentin amerikan, pasi nuk lë rast pa hedhur në drejtim të tij etiketa e fyerje që bëjnë përshtypje. Sikur të mos ishin mjaft çfarë ka thënë, ai sot lëshoi një batutë edhe më të fortë. Ai tha, se “si sot vitin tjetër unë do të jem ose i vdekur, ose në burg”, nëse zgjedhjet e nëntorit i fiton Barack Obama, duke lënë të kuptohet …. diçka që ka vënë në lëvizje dhe shërbimet sekrete amerikane, të cilat e kanë nën kqyrje tanimë.
Tarifa Dukës: Historiani nuk mund të jetë non-partisan
Dje patëm një shënim mbi një intervistë të historianit Ferid Duka (shih linkun http://www.respublica.al/artikuj/2012/4/16/ferid-duka-identiteti-shqiptar-e-ka-nje-komponente-osmane). U fokusuam tek ideja e tij se “në identitetin shqiptar ka një komponente të dukshme osmane”. Dhe këtë ide ai e shtjellonte, teksa gazetari Alfred Lela kërkonte t’i merrte një opinion mbi debatin e qëmotshëm Qose-Kadare lidhur me identitetin e shqiptarëve.
Berisha për skandalin e Interkonjeksionit: Është klithmë e mafias kundër meje
Pas denoncimit të gazetës Zëri në Prishtinë, erdhi përgënjeshtrimi i të birit të kryeministrit. Por nga Zëri bëjnë me dije se lajmin nuk e kanë lëshuar në erë; përkundrazi, e kanë të kopsitur nga ana dokumentare. Ndërkohë ka dalë informacioni se banka gjermane që financonte linjën e Interkonjeksionit, tok me Ministrinë tonë të Ekonomisë, kanë refuzuar vendimin e marrë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të drejtuar nga një ish-roje trupi i Berishës për të njohur si fitues të tenderit kompaninë boshnjake që doli në vend të dytë.
TCH dhe Vizion Plus: OST-ja bllokoi ndërtimin e linjës me Kosovën
Pas publikimit të djeshëm të “Zërit” mbi përfshirjen e djalit të Kryeministrit Berisha në bllokimin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit me Kosovën, stafetën e ka marrës sot media shqiptare. Edicionet e lajmeve të pasdites së dy televizioneve Top Channel dhe Vizion Plus janë fokusuar tek publikimi i fakteve të tjera mbi këtë çështje, e cila duket të jetë zhvilluar duke lenë shumë gjurmë.
Obama:Taksa ime mbi të ardhurat më e ulët se e sekretares time – kjo nuk shkon!
Miliarderi amerikan Warren Buffet ka disa muaj që deklaron se nuk ka kuptim që ai të paguajë një taksë mbi të ardhurat më të ulët se sekretarja e vet. Për të adresuar këtë anomali, ai ka propozuar atë që tashmë njihet si rregulla “Buffet”, sipas së cilës çdo familje me të ardhura mbi 1 milion dollarë në vit duhet të paguajë një taksë jo më të vogël se 30% të të ardhurave bruto.
Me çfarë kushtesh pranoi CEZ-i të paguante 40 mln euro?
Vizita e Kryeministrit çek në Tiranë, duket se i dha edhe një zgjidhje ngërçit të borxheve të ndërsjellta midis shtetit shqiptar dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ Shpërndarja. Menjëherë pas takimit me homologun çek, Martin Kuba, kreu i METE-s, Nasip Naço deklaroi se kompania kishte renë dakord që të paguante borxhin 40 milionë euro (deri më tani na kishin thenë që ishte 4 miliardë lekë), duke lenë të kuptohet se ishte arritur në fakt një marrëveshje për zgjidhjen e problemit.
Rama bën kauzë denoncimin e Zërit të Prishtinës
I pari i socialistëve. Edi Rama, ka pasur sot, si rrallë herë tjetër, një ditë të thukët opozitare. Në një takim me deputetët e vet, ai është ndalur në shumë çështje, që përbëjnë interes e shqetësim real për opinionin publik shqiptar.
Shkëlzen Berisha përgënjeshtron: Nuk e njoh e nuk e kam takuar kurrë serbin Vuk Hamoviç
Si rrallë herë, Berisha shqetësohet nga një shkrim gazetaresk. Çfarë nuk është shkruar për të e për fëmijët e tij në shtypin e Tiranës, por përgënjeshtrimet kanë qenë me pikatore. Ka mjaftuar një shkrim në një gazetë të Kosovës, dhe Berisha është ngutur të nxjerrë të birin të bëjë përgënjeshtrimin (në gazetën Zëri raportohet se i biri, Shkëlqen Berisha, është takuar në Vienë me Damir Fazlliçin dhe me biznesmenin serb Vuk Hamoviç). “Dëshiroj t’ju bëj me dije ju dhe mbarë opinionit të Kosovës që kjo është një shpifje e ulët, pasi unë nuk jam takuar kurrë dhe asnjëherë me z.