Arkiv-Lajme

Ka më shumë se 24 orë që versioni online i Zërit të Prishtinës është i bllokuar

Postuar në 19 Prill, 2012 01:26

Provoni të hyni në website-in zeri.info! Rezultati? Do t’ju dalë ekrani i bardhë me shënimin ‘unable to connect’ (lidhja nuk është e mundur). Dhe zëri.info është adresa në web e së përditshmes kosovare Zëri, që është shndërruar prej dy ditësh në një pikë kombëtare referimi për shkak të scoop-it lidhur me bllokimin për qëllime korruptive të linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Ka më shumë se 24 orë që ky portal është i bllokuar.

Tri ditë para zgjedhjeve: Hollande vijon të kryesojë në garën me Sarkozy-në

Postuar në 18 Prill, 2012 14:38

Tri ditë para zgjedhjeve, sondazhet thonë se Hollande është dy pikë përpara Sarkozy-së (29,5% me 27,5%). Madje, ka sondazhe të tjera që e nxjerrin kandidatin socialist katër pikë përpara (29% me 25%). Rënia e Sarkozy-së shpjegohet me një rritje të kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, së cilës i japin 14-17%, dhe e cila parashikohet të dalë e treta në votimet e raundit të parë, pas dy të mëdhenjve. Ndërsa i katërti llogaritet kandidati tjetër i majtë, Jean-Luc Mélenchon (anketimet i japin 13-15% të votave).

Hashim Thaçi bën lojë 007-ash me opozitën

Postuar në 18 Prill, 2012 12:57

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi dha garanci se nuk do të mbahen zgjedhje serbe në Kosovë, dhe tha se “Kosova nuk do të lejojë të shkelet asnjë centimetër e tokës së saj”; por nuk dha ndonjë shpjegim se ç’do të thotë “të shkelësh tokën e Kosovës”. Në të njëjtin fjalim, ai akuzoi opozitën për destruksion në qasjen ndaj veriut, dhe në këtë diskutim e sipër bëri një gjest tipik shqiptar: kërkoi nga nënkryetari i VV-së të tregojë se pse e se kur është takuar me ministra të Tadiçit, dhe çfarë ka biseduar me ta. Kaq tha. Jo më shumë.

Linja me Kosovën, KFW: Pranoni fituesin ose anuloni tenderin

Postuar në 18 Prill, 2012 10:47

Pavarësisht heshtjes së shumicës së medieve kosovare, debati mbi linjën 400 kilovolt me Kosovën po vijon me zhvillime të reja në Shqipëri. Top Channel publikon sot procesverbalin e mbledhjes së zhvilluar më datë 13 mars në Gjermani, pikërisht për ngurrimin e qeverisë për të shpallur fituese kompaninë kroate “Dalekovod”, ku të pranishëm ishin Drejtori i OST-së, Arben Ibro, homologu kosovar Fadil Ismajli dhe përfaqësues të bankës gjermane, KFW.

Aleanca Kuqezi ironizon znj. Topalli si dikur MJAFT-i znj. Nano

Postuar në 18 Prill, 2012 08:03

Në një prononcim për mediat sot, Aleanca Kuqezi ka ironizuar znj. Topalli me stilin e ironive që përdorte dikur me sukses Lëvizja “MJAFT!” ndaj bashkëshortes së ish-kryeministrit Nano. Pas argumentëve seriozë rreth kostos së udhëtimeve të pafund të Topallit jashtë shtetit dhe akuzave për përfshirjen në to të familjarëve të saj, zëdhënësja e Aleancës Kuqezi lëshoi edhe këtë silurë:

Edi Rama: Përrallat më të bukura me mafia i tregojnë vetë kapot e saj

Postuar në 18 Prill, 2012 06:47

Akuzave dy ditore të kreut të qeverisë për lidhje me mafian të atyre që publikuan bllokimin nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të projektit të linjës elektrike me Kosovën, por edhe të opozitës, iu përgjigj sot kreu i saj, Edi Rama. Kryetari i opozitës doli sot në një konferencë të posaçme për shtyp ku krahas përgjigjes ndaj akuzave, i kërkoi qeverisë që të lejonte zhvillimin e projektit në fjalë. “Berisha foli për klikën e mafias duke akuzuar si zëdhënës të mafias KfW, gazetën ‘Zëri” dhe natyrisht edhe opozitën.

Katër konstitucionalistë shprehen për kandidaturën për Nën-Kryetar të KLD-së: 3-1 pro Bamir Topit

Postuar në 18 Prill, 2012 05:55

Katër konstitucionalistë të njohur në vend, i kanë dhënë Gazetës Shqiptare opinionet e tyre rreth debatit që po zhvillohet mes kreut të shtetit Bamir Topi dhe mazhorancës për zgjedhjen e Nën-Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Konstitucionalisti Luan Omari mbështet parimisht propozimin e kreut të shtetit, duke theksuar se nuk ka asnjë pengesë ligjore që nënkryetari të jetë nga radhët e gjyqtarëve. I të njëjtit mendim është edhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi dhe ish-kryeinspektori i KLD-së, Dhimitraq Prifti.

Censusi: minoritarë grekë, më pak se 25 mijë; 70% e shqiptarëve nuk deklarojnë besimin fetar

Postuar në 18 Prill, 2012 04:14

Gjatë ditëve që ‘agjentët’ e INSTAT-it ishin në terren për të plotësuar pyetësorët e Censusit, debati politik e publik dominohej nga shqetësimi mbi hartën e pritshme fetare të shoqërisë shqiptare e mbi përmasat e pakicave etnike. Kanë kaluar muaj të tërë qysh atëherë dhe ajo tollovi duket si e hedhur pas shpine; askush s’po e kujton më, nuk po kujtohen as për t’i bërë publike të dhënat mbi përkatësinë fetare dhe etnike të shtetasve shqiptarë, të cilat, sipas burimeve tona, janë përpunuar tanimë.

Kastriot Islami u shkel syrin të gjithëve

Postuar në 18 Prill, 2012 03:31

Pasi u bë vota e 71-jtë në parlament gjatë votimit mbi anëtarin e KLD-së, Kastriot Islami po jeton një moment gjigandomanie. I ka të gjitha arsyet të mendojë se vota e tij do të kërkohet edhe në ditët e javët në vijim, e prandaj ka zënë të flasë për “maksimalizimin e kësaj vote” (i duhet hequr kapelja për shpikjen e kësaj fraze: maksimalizim i votës), e ndërkohë po ia lë të hapura të gjitha dyert vetes.

Scoop-i i Zërit nuk gjen jehonë në Kosovë

Postuar në 18 Prill, 2012 02:59

Astrit Gashi, kryeredaktori i së përditshmes kosovare Zëri, që publikoi lajmin mbi sabotimin apo bllokimin për qëllime korruptive të linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka bërë një shkrim në përgjigje të reagimeve ndaj denocnimit të bërë në gazetën e tij. Dje ka reaguar dhe Berisha në stilin e njohur, por Gashi nuk ndalet tek reagimi i tij (ndoshta e ka shkruar artikullin para se të shpërthente Berisha kundër Mafias ndërkombëtare, që “i qënka qepur këtij medemek shenjti patriot me bukë në trastë”).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme