Obama:Taksa ime mbi të ardhurat më e ulët se e sekretares time – kjo nuk shkon!

Postuar në 17 Prill, 2012 10:11

Miliarderi amerikan Warren Buffet ka disa muaj që deklaron se nuk ka kuptim që ai të paguajë një taksë mbi të ardhurat më të ulët se sekretarja e vet. Për të adresuar këtë anomali, ai ka propozuar atë që tashmë njihet si rregulla “Buffet”, sipas së cilës çdo familje me të ardhura mbi 1 milion dollarë në vit duhet të paguajë një taksë jo më të vogël se 30% të të ardhurave bruto.

Shtëpia e Bardhë bëri publik formularin e taksave të paguara nga familja Obama në vitin 2011, sipas të cilit rezultonte se ajo kishte paguar 20% taksë mbi të ardhurat bruto. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se sekretarja e Presidentit Obama, Anita Decker Breckenridge, e cila ka të ardhura shumë më të ulta se shefi i saj, ka paguar një taksë disi më të lartë. Zëdhënësi i Obamës deklaroi se ky është një tjetër fakt që tregon qartë pse duhet ndryshuar kodi i taksava në SHBA, në mënyrë që të pasurit të mbajnë një barrë më të drejtë të taksave mbi shpatullat e tyre.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Taksa mbi te ardhurat te ulet? Joooooooooooooo se na dobesohen mafiozet qe, me bekimin e Berishes per te qendruar me çdo kusht ne pushtet, kane para boll dhe nuk ju ka thene njeri ndonjehere: "Puna e mbare"

Submitted by Anonim (not verified) on

bo bo bo cna mbyten komunistat dhe SHBA-ne e paskan pushtuar, e tani duan te vendosin taksen marksiste, duhet patjeter qe Amerikanet te klonojne Berishen.

Submitted by Aulin (not verified) on

Mbreme po degjoja nje emision ne Radio1 te Italise. Diku nga fundi i emisionit nje shqiptar nga emri Gjetan Duka, i ben nje pyetje drejtuesit te emisonit, megjithese nuk mori pergjigje pyetja besoj se do ngreje debate ne Itali. Dihet se Italia po kalon nje periudhe te keqe financiare dhe si pasoje jane marre disa masa shtrenguese dhe sipas Gjetanit kushtojne te pakten 150 euro ne muaj per familjet italiane, drejtuesi beri te paditurin ne kete rast, mirpo ky Gjetani yne i tha qe nuk eshte njelloj qe te paguajesi  nje person qe merr nje rroge (1500 euro ne muaj-shenim imi) dhe disa qe marrin 100 000 apo me shume.

Meqenese ky artikull permban debatin e takses ne Shqiperi me duket pak si i papjekur ideja e takses progresive per nje vend qe ka nevoje per investime te huaja e qe te jete sa me atraktive per ate qe ka nevoje.

I arsyeshem do ishte debati mbi perdorimin dhe shperndarjen e takses dhe politikave sociale si asistenca dhe punesimi.

Submitted by respublica (not verified) on

ne kete lajm, behet fjale per tatimin mbi te ardhurat personale, jo per tatimin mbi fitimin e kompanive.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.