Me çfarë kushtesh pranoi CEZ-i të paguante 40 mln euro?

Vizita e Kryeministrit çek në Tiranë, duket se i dha edhe një zgjidhje ngërçit të borxheve të ndërsjellta midis shtetit shqiptar dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ Shpërndarja. Menjëherë pas takimit me homologun çek, Martin Kuba, kreu i METE-s, Nasip Naço deklaroi se kompania kishte renë dakord që të paguante borxhin 40 milionë euro (deri më tani na kishin thenë që ishte 4 miliardë lekë), duke lenë të kuptohet se ishte arritur në fakt një marrëveshje për zgjidhjen e problemit. Në fakt, Naço nuk tha se me çfarë kushtesh pranoi CEZ-i një marrëveshje të tillë duke paguar borxhin ndaj KESH-it dhe OST-së.
Kjo, pasi kompania kishte vendosur më parë kusht për shlyerjen e borxhit, marrjen e një “garancie më të madhe nga qeveria dhe rishikimin u kushteve rregullatore”. Asnjë nga qeveria nuk sqaroi nëse ishin marrë apo jo paraysh kushtet e CEZ-it për ta bindur të paguante. Kjo për faktin sepse të paktën njëri prej tyre, rishikimi i kushteve rregullatore, përmban ndër të tjera edhe përcaktimet për çmimin e energjisë elektrike apo garancinë 60 milionë euro nga qeveria shqiptare, të cilën CEZ-i mund ta tërheqë nëse sheh që Shqipëria nuk zbaton marrëveshjen e shitjes.
S.E.
Add new comment