Tarifa Dukës: Historiani nuk mund të jetë non-partisan

Postuar në 17 Prill, 2012 13:19

Dje patëm një shënim mbi një intervistë të historianit Ferid Duka (shih linkun http://www.respublica.al/artikuj/2012/4/16/ferid-duka-identiteti-shqiptar-e-ka-nje-komponente-osmane). U fokusuam tek ideja e tij se “në identitetin shqiptar ka një komponente të dukshme osmane”. Dhe këtë ide ai e shtjellonte, teksa gazetari Alfred Lela kërkonte t’i merrte një opinion mbi debatin e qëmotshëm Qose-Kadare lidhur me identitetin e shqiptarëve. Duka e fillon përgjigjen, duke thënë se “nuk dëshironte që pikëpamja e tij për këtë çështje të kishte ngjyrime partizane”. Dhe është pikërisht kjo frazë që e ka ngacmuar sociologun Fatos Tarifa, i cili në një shkrim të sotëm hedh e mbron me pasion idenë, se historiani nuk mund të jetë një makinë pa shpirt e pa emocion. Ja çfarë thotë ai mes të tjerash në shkrimin me titull “Objektiviteti” Pozitivist i Historianit, të publikuar në Mapo:“Unë besoj se objektiviteti në studimin shkencor të realitetit shoqëror (të realitetit historik apo atij aktual) nuk mund të jetë kurrë absolut; objektiviteti është gjithnjë relativ. Asnjë studiues nuk mund të gjykojë për ngjarje ose dukuri shoqërore i zhveshur tërësisht nga vlerat e tij politike e morale. Edhe pse studiuesit e shkencave sociale dhe historianët, pothuajse pa përjashtim, shpallin se ata, në çdo rast, i ndajnë vlerat nga faktet, ose origjinën e një teze nga vlefshmëria e saj, unë mendoj se kërkimi në fushën e historisë dhe në shkencat sociale influencohet pothuajse gjithnjë – edhe pse jo gjithnjë në të njëjtën masë – nga personaliteti, nga formimi kulturor, nga vlerat dhe nga interesat e vetë studiuesit. Një fakt i tillë, siç shkruan Leon Bramson, do të shokonte vetëm një pozitivist, për të cilin “shkenca është bërë Jerusalemi i Ri”.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by byb (not verified) on

Feri ìd Duka ndjehet osman, turk e arab  Cfare te keqe ka?

Kushedi se cgjak ka ne vena!!! Mjere ne per kta plehra historiane!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

“në identitetin shqiptar ka një komponente të dukshme osmane” ?!?

Kete kerkojeni tek shqipfolsat musliman.

Submitted by Andi (not verified) on

Paul Tedeschini, o dukagjins i pakultivuar;
ik se te presin prifterinjte pedofile te Vatikanit, per seancat e rradhes...

Submitted by engjell (not verified) on

Po keta mundet ,ka shume mundesi ,ndoshta do u kete rene rruga nenave te ketij historiani dhe te K/ministrit nga osmanllinjte !Kush e di !!!!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Dukagjinsit jane te pandotur nga osmanizmi dhe prandej mund te perqafojne ma shpejt qytetnimin europian se ato "te ndoturit me osmanizem". Logjikisht.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Paul, nuk na duhet me perqafu njeri, ky eshte problemi. Nuk na duhet te perqafojme aq qyteterimin perendimor, as ate lindor. Nuk na duhet te jemi as italiane, as grek as turq, as kineze, as amerikane. Kjo per arsyen e vetme qe dhe po te duam te jemi, nuk behemi dot. Dhe kjo vlen si per muslimanin, si per katolikun si per ortodoksin, si per qytetarin si per dukagjinasin, si per injorantin si per shume te shkolluarin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.