TCH dhe Vizion Plus: OST-ja bllokoi ndërtimin e linjës me Kosovën

Postuar në 17 Prill, 2012 11:41

Pas publikimit të djeshëm të “Zërit” mbi përfshirjen e djalit të Kryeministrit Berisha në bllokimin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit me Kosovën, stafetën e ka marrës sot media shqiptare. Edicionet e lajmeve të pasdites së dy televizioneve Top Channel dhe Vizion Plus janë fokusuar tek publikimi i fakteve të tjera mbi këtë çështje, e cila duket të jetë zhvilluar duke lenë shumë gjurmë.

TV-të publikuan sot korrespondencën midis OST-së (operatorit të Sistemit të Transmetimit), KFW-së (Bankës gjermane për Zhvillim) dhe Ministrisë së Ekonomisë, ku nga letrat e këtyre të fundit vërehet shqetësim për vendimet që po shkaktojnë vonesat në këtë projekt. Sipas tyre, historia nis gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, ku fituese e tenderit për ndërtimin e linjës u shpall një kompani kroate. Sipas Top Channel-it, vetëm pesë ditë më vonë, drejtori i OST-së, Arben Ibro ka njoftuar financuesin e projektit, KFW-në se fituese nuk do të shpallej kompania kroate, por një kompani boshnjake. Menjëherë pas këtij lajmërimi, drejt OST-së nisen një serë reagimesh nga vetë KFW-ja, por edhe nga vetë ministri Nasip Naço, duke e paralajmëruar për dëmet financiare por edhe politike që do të sillte një vendim i tillë.

Re.Pu

Comments

Submitted by adnand (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Se pari zeri dhe askush tjeter deri me tani nuk ka dhene asnje prove qe djali i Berishes eshte perfshire ne kete histori ! Se dyti skandal do te kishte qene nese qeveria do te pranonte te harxhonte 10 mln dollare me shume nga parate e taksapaguesve shqiptare per nje pune qe mund te behej me 10 mln dollare me pak. Pra sipas ketyre skandali qenka qe qeveria i ka kursyer buxhetit 10 mln dollare !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.