Shkëlzen Berisha përgënjeshtron: Nuk e njoh e nuk e kam takuar kurrë serbin Vuk Hamoviç

Postuar në 17 Prill, 2012 06:47

Si rrallë herë, Berisha shqetësohet nga një shkrim gazetaresk. Çfarë nuk është shkruar për të e për fëmijët e tij në shtypin e Tiranës, por përgënjeshtrimet kanë qenë me pikatore. Ka mjaftuar një shkrim në një gazetë të Kosovës, dhe Berisha është ngutur të nxjerrë të birin të bëjë përgënjeshtrimin (në gazetën Zëri raportohet se i biri, Shkëlqen Berisha, është takuar në Vienë me Damir Fazlliçin dhe me biznesmenin serb Vuk Hamoviç). “Dëshiroj t’ju bëj me dije ju dhe mbarë opinionit të Kosovës që kjo është një shpifje e ulët, pasi unë nuk jam takuar kurrë dhe asnjëherë me z. Vuk Hamoviç dhe as me ndonjë ndihmës apo përfaqësues të tij, as në Vienë e as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, për asnjë lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me të. Takimi i supozuar mes meje, z. Hamoviç dhe z. Fazlliç është fund e krye një trillim i ulët i artikullshkruesit”. thotë ai.

Është e vërtetë? Edhe mundet. Por sa mirë do ishte të na thosh po kaq prerë e po kaq i indinjuar se nuk ka lidhje as me Damir Fazlliçin, apo se nuk ka të bëjë fare me Gërdecin, apo se ….!

M.N.

Comments

Submitted by Aron (not verified) on

Ku del ze seshte pa gje!shkelzeni as me Gerdecin nuk kishte lidhje fare ,ja pyeteni KOSTA TREBICKEN! qE DO PAGUAJE AS QE DISKUTOHET SE GJAKU I

TE 27-ve nuk do behet uje kurre por po vonon ,mafia shqiptare qenka shume e forte,turp njemije here.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bëmë baba të të ngjajë mos u shqetëso sa të keshë babanë gjallë sa i hyri gjëmbë babait aq do ti futet të birit

Submitted by Enea (not verified) on

Shpejt do te te zene mallkimet e te gjithe atyre qe babai jot u vrau djemte, baballaret, etj etj etj.

Po te dridhen kembet Shkelzeno? Hajde se ne burg do kalbesh, edhe pak.

Submitted by Endri (not verified) on

Cfare prove apo argumenti ke ne dore ti z.Nano qe provon lidhjen e Shkelzen Berishes ne biznes me Fallicin ??? Perse nuk e boton ??? Perse nuk e publikon ?? Nuk e ben jo sepse nuk do por sepse nuk mundesh dhe sigurisht qe nuk mund t'i lejosh vetes filtra te tille etike per sa kohe profesioni yt nuk eshte i gazetarit por i mercenarit (edhe ideologjik nese ndjehesh me rehat)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.