Berisha për skandalin e Interkonjeksionit: Është klithmë e mafias kundër meje

Pas denoncimit të gazetës Zëri në Prishtinë, erdhi përgënjeshtrimi i të birit të kryeministrit. Por nga Zëri bëjnë me dije se lajmin nuk e kanë lëshuar në erë; përkundrazi, e kanë të kopsitur nga ana dokumentare. Ndërkohë ka dalë informacioni se banka gjermane që financonte linjën e Interkonjeksionit, tok me Ministrinë tonë të Ekonomisë, kanë refuzuar vendimin e marrë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të drejtuar nga një ish-roje trupi i Berishës për të njohur si fitues të tenderit kompaninë boshnjake që doli në vend të dytë. Edi Rama nuk u mendua dy herë të kapej pas këtij skandali, dhe u bë u gjallë si kurrë më parë kundër qeverisë: shpejt, i sigurtë, i prerë.
Në këto rrethana shfaqet Berisha, nervoz dhe konfuz. Shikoni se çfarë thotë:
“Kjo ishte një klithmë e radhës e mafies së dëshpëruar. Për Sali Berishën mafia nuk ka atdhe, atdheu i saj është shpella ku ndahen paratë e krimit. Mafia nuk ka fytyrë, ka vetëm fytyrën e krimit. Mafia nuk ka moral, ka vetëm trofenë e plaçkitjes. Çfarë di unë? Di që ka pasur një ankesë në Këshillin e Ministrave. Departamenti ka bërë kontrollin, ka marrë vendimin dhe ia ka përcjellë autoritetit kontraktues. Ka një motiv. Firma e dytë, për të cilën OST-ja dhe drejtuesi i saj insistoi të shpallet fituese, ka bërë një ofertë prej 27 milion eurosh kundrejt 36 milion eurove që është oferta e parë. Se kush navigon në këtë 1/3, nuk dihet. Por mafia nuk ka atdhe. Nuk ka formë, as banesë. Iniciator jam unë për këtë linjë.... Sot u kujtua edhe Rama të bëhet patriot më së fundmi, por ra në grackë. I doli, notonte dhe ky tek 30%-shi, aty është pika e mjaltit.”
Re.Pu.
Comments
Nese oferta e dyte este 30%

Nese oferta e dyte este 30% me e ulet se e para atehere eshte krejt normale qe taksapaguesit shqiptare nuk kane aresye te paguajne 8 mln euro me shume per te njejten puneqe ofrohet me 8 mln euro me pak. Zeri mos na thote se ka te kospsitura dokumenta por t'i publikoje ato !

Tani nuk e mora vesh skandali

Tani nuk e mora vesh skandali ishte qe OST ka ngulur kembe qe te fitoje nje kompani qe ka ofruar 8 milione euro me pak se kompania qe eshte tentuar te shpallet fituese???

JO erjon. Skandali eshte qe

JO erjon. Skandali eshte qe ka nje vit qe kjo linje nuk behet. Tenderi ehste bere ne rregull sipas kritereve qe jane vendosur nga donatoret dhe jane ata qe percaktojne rregullat e nuk mund te dali mbs nje fare kohe nje ish bodyguard e te bej keshtu numrash. Skandali eshte qe keto biznese serbe qe merren me tregetine e nergjise dhe qe kontrollojne si tregun e kosoves ashtu dhe ate shqiptar nepermjet fazllicerave e shkelzenerave nuk duan ta ndertojne kete linje dhe po e bllokojne. E ky eshte skandali. Por mire te na behet kur populli yne ka erjona sii puna jote qe edhe kur e hane ne b... thone po me tre here behesh ???

"kur e ha ne b... 3 here

"kur e ha ne b... 3 here behesh"? i madh je saimir ke gjetur shprehje me te goditur per te pershkruar keto krijesa amfibe qe rrojne vetem per te marre fryme dhe dhene voten berishes..

Nëse gjermanët thonë: Për

Nëse gjermanët thonë: Për shkak se projekti është teknikisht shumë kompleks, në dokumentet e tenderit dhe në kriteret e seleksionimit është përcaktuar se oferta teknike do të ketë një peshë 70 për qind dhe ajo financiare vetëm 30 për qind’ nuk ka asnjë koment që ta konkurrojë. Me zig-zake alla shqiptare, qoftë K.M. S.B, ose ndonjë nga përkrahësit e tij këtu në Res Publika, lodhen kot të gjejnë alibi. Të gjitha janë vetëm fjalë që nuk bindin as ata që i thonë – me gjithë përskuqej djaloshare në fytyrë të S. B. Dje, në konferencën e shtypit.

Gjermanet mund te thone

Gjermanet mund te thone sh gjera por ne fund te dites fondi per ndertimin e linjes nuk eshte dhurate por kredi dhe si e tille nuk ka aresye perse shqiptaret te paguajne 30% te shumes bakshish ne xhepat e gjermaneve apo "patrioteve". Ne fund te dites ajo qe ka rendesi te shikohet eshte nese jane shkelur ose jo procedurat e tenderit dhe nese pala shqiptare ka vepruar sipas rregullave. Mos harrojme se nese firma fituese do kishte filluar nga puna sot mund te kishim te njejtet aktore qe bertisnin perse ju dha kjo pune nje kompanie qe ka ngarkuar shqiptaret me 8 mln euro me shume. Dhe pastaj do thonin qe keto para i ndan Shkelzeni, argita, liria saliu ............

Add new comment