Arkiv-Lajme

Individët, sot më pak kredi se një vit më parë

Postuar në 09 Maj, 2012 03:44

Individët po financohen më pak me kredi nga bankat gjatë fillimit të këtij duke pasqyruar uljen e kërkesës nga njëra anë, por edhe shtrëngimin e kushteve të bankave nga ana tjetër. Të dhënat e Shoqatës së Bankave raportojnë se totali i kredisë për individë në fund të tre mujorit të parë të këtij viti ishte rreth 1.4 për qind më i vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke zbritur nga 144 miliardë lekë në 142 miliardë lekë.

Hidhet më shumë dritë mbi ‘arritjet akademike’ të Renzo Bossi-t në Shqipëri

Postuar në 09 Maj, 2012 01:57

Gazetat italiane i janë kthyer sërish ngjarjes me Renzo Bossi-n. Shkak është bërë një komunikim midis ambasadës italiane në Tiranë dhe prokurorëve që po hetojnë këtë çështje në Itali. Sipas  ambasadës italiane në Tiranë rezulton që Renzo Bossi, me të marrë diplomën në Universitetin Kristal, ka bërë një kërkesë në ambasadë në mënyrë që të bëhej konvertimi i vlerës së diplomës shqiptare dhe njohja e saj në Itali.

Meta pas takimit me Ramën: LSI do t’i qëndrojë deri në fund marrëveshjes me PD-në

Postuar në 08 Maj, 2012 14:15

Pas takimit me Edi Ramën sot në Hotel Sheraton, kur u pyet në lidhje me jetëgjatësinë e koalicionit të LSI-së me Partinë Demokratike, Meta deklaroi se "LSI-ja do t’i qëndrojë marrëveshjes me PD-në deri në fund, pasi ka treguar se është një forcë që i qëndron marrëveshjeve deri në fund." Kjo deklaratë mund të interpretohet në dy mënyra: 1 – Marrëveshja ka funksionuar deri më sot dhe LSI-ja do t’i qëndrojë asaj deri në fund; 2 – LSI-ja do t’i qëndrojë marrëveshjes deri në fund, për aq kohë sa PD-ja t’i përmbahet asaj.

Parlamenti grek në shifra (pas zgjedhjeve)

Postuar në 08 Maj, 2012 11:03

Numri i vendeve në parlamentin grek është 300. Kjo do të thotë se për të krijuar një shumicë qeverisëse duhen minimalisht 151 deputetë, e për ta bërë të mundur këtë gjë është hartuar një ligj elektoral, që i jep 50 vende gratis asaj partie që del në vend të parë. Në këtë rast, këto 50 vende më tepër i mori partia e qendrës së djathtë, Demokracia e Re. Kjo e fundit mori 18,9% të votave, e kështu 58 vendeve që i takojnë normalisht u shtohen dhe 50 vende prej faktit që doli parti e parë.  Demokracia e Re pra ka 108 vende në këtë parlament.

Takimi i ditës: Rama ka merak ‘të mllefosurit’, ndërsa Meta bën një résumé të bisedës

Postuar në 08 Maj, 2012 08:55

Rama e merr me mend, me sa duket, se takimi i tij me Metën është një takim që do të shoqërohet me dyshime, diskutime, moskuptime, keqkuptime, qejfmbetje, etj, dhe prandaj, teksa po ndahej me Metën e gjeti me vend të thosh dy fjalë për ‘të mllefosurit’: “Atyre që mllefosen, po u them se kur flasim për dialog don të thotë dialog edhe mes kundërshtarëve.” Dhe më poshtë, ka këmbëngulur t’i bindë ‘të mllefosurit’ mbi dobinë e takimit duke u kapur pas ‘thelbit të çështjes’: “Shqipërisë i duhet sot një President, i cili garanton në radhë të parë kapërcimin e provës për statusin e vendit kandidat,

Takimi Rama-Meta dhe sikleti i medias për të gjetur një foto të përbashkët

Postuar në 08 Maj, 2012 07:45

Takimi Rama-Meta, përveç garës për të dhënë më shumë detaje krahasuar me kolegët, i ka futur mediat online edhe në një siklet tjetër, atë të gjetjes së një fotoje të përbashkët. Sigurisht që të tilla ka, por datojnë disa vite më parë.

Hetimi për diplomën e Bossit, Prokuroria: Provim për gjuhën shqipe

Postuar në 08 Maj, 2012 05:56

Nisja e një hetimi për dy diplomat e dhëna nga Universiteti Kristal ndaj Renzo Bossit dhe Pierangelo Moscogiurit janë minimumi që mund të bënte prokuroria shqiptare në këtë rast pasi. Lajmi për nisjen e hetimeve u dha dje, por si do të të vërtetohen apo hidhen poshtë dyshimet se Bossi Junior nuk e ka merituar dioplomën duke frekuentuar mësimin por e ka blerë?

Neonazistët grekë u japin urdhër gazetarëve të çohen në këmbë

Postuar në 08 Maj, 2012 04:31

Agimi i Artë quhet partia neo-naziste greke, që mori 6,3% të votave në zgjedhjet e së dielës. Kryetari i saj, Nikos Mijaloliakos, 55 vjeç, një ish ushtarak, e ka përuruar në një mënyrë disi nervoze e arrogante erën parlamentare të partisë së tij.

Shtypi i sotëm flet për një takim Rama-Meta në Gjirin e Lalzit

Postuar në 08 Maj, 2012 04:02

Tre-katër të përditshme kishin publikuar sot një lajm mbi një takim Rama-Meta në vilën e këtij të fundit në Gjirin e Lalzit. Fakti që lajmi është publikuar sot (në një kohë që vetë gazetat thonë se takimi është bërë disa ditë më parë, gjatë fundjavës) të bën të mendosh se informacioni ka rrjedhur me miratimin e Ramës dhe/ose Metës. Lidhur me detajet e takimit secila gazetë ka të dhënat e veta që s’përputhen me ato të gazetave të tjera.

Jozefina qenka bërë Doktoreshë e Shkencave; tash e tutje është Dr. Topalli

Postuar në 08 Maj, 2012 03:44

Një nga deputetët më aktivë të PS-së, Erion Braçe, na ka bërë të marrim vesh një lajm që, përndryshe, do kish kaluar pa u vënë re. Jozefina Topalli është bërë doktoreshë, më saktë ka marrë titullin e doktoreshës, gjë që duket tek fakti se shkresat i nënshkruan poshtë emrit të vet: Dr. Jozefina Topalli. Dr.? Kur është bërë Doktore e Shkencave Jozefina Topalli? Në cilën fushë? Në cilin universitet? Me çfarë teme e ka mbrojtur doktoraturën? Kur e gjeti kohën për ta bërë këtë?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme