Parlamenti grek në shifra (pas zgjedhjeve)

Postuar në 08 Maj, 2012 11:03

Numri i vendeve në parlamentin grek është 300. Kjo do të thotë se për të krijuar një shumicë qeverisëse duhen minimalisht 151 deputetë, e për ta bërë të mundur këtë gjë është hartuar një ligj elektoral, që i jep 50 vende gratis asaj partie që del në vend të parë. Në këtë rast, këto 50 vende më tepër i mori partia e qendrës së djathtë, Demokracia e Re. Kjo e fundit mori 18,9% të votave, e kështu 58 vendeve që i takojnë normalisht u shtohen dhe 50 vende prej faktit që doli parti e parë.  Demokracia e Re pra ka 108 vende në këtë parlament.

Në vend të dytë vjen partia me emrin Syriza, një parti e majtë, që në zgjedhjet e shkuara kish vetëm 4,6% të votave. Syriza ishte supriza e madhe e ditës së diel. Ajo arriti të marrë 16,8% të votave, dhe 52 vende. Doli partia e dytë. Pasok-u doli në vend të tretë, dhe me sa duket tek ajo është derdhur e shumta e zemërimit për shkak të krizës. Përqindja e votave të saj ishte 13,2%, dhe numri i deputetëve 41. Në vend të katërt doli një parti e djathtë, që ka dalë nga radhët e Demokracisë së Re. Kjo parti quhet Grekët e Pavarur. Morën 10,6% të votave, dhe 33 vende në parlament. Partia e pestë doli ajo komuniste, me 8,5% të votave, dhe me 26 deputetë. Në vend të gjashtë doli partia neo-naziste me 7% të votave, dhe me 21 deputetë. Dhe në vend të shtatë u rreshtua Aleanca Demokratike me 6,1% të votave, dhe me 19 deputetë. Kjo e fundit është partia e Dora Bakojanisit. Është parti e qendrës.

Nëse partitë do t’u mbahen premtimeve të bëra lidhur me programet e aleancat e mundshme pas zgjedhjeve, krijimi i një shumice qeverisëse do të ishte i pamundur. Dhe në fakt, pikërisht kjo situatë po verifikohet.

M.N.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Z.Nano per nje saktesim te articles : Ne vend te shtate eshte nje parti e majte demokratike e Foti Kuvelis , ndersa Dora Bakojanis ( e bija e Micotaqis-t)&nbsp; nuk arriti te kaloje pragun zgjedhor.</p><p>Neqoftese neser, kur merr mandatin per krijim qeverie Venizellos i Pasok-ut, dhe nuk ka ndonje &#39;as nen menge&#39; ka rrezik greket te shkojne ne zgjedhje te reja , te cilat s&#39;duhet te favorizojne shume dy ish partite tradicionale. Megjithate kjo shperndarje votash nga elektorati , ku asnje nuk ka me shume se 20 %, po bene qe ne politiken greke te ndahen me dallueshem te majtet nga te djathtet dhe te jene me propozime konkrete per daljen nga kriza. Siriza e Cipres nuk eshte fort e pergatitur per suprizen qeverisese dhe krijimin e koalicionit te majte. Me vone nuk dihet.</p><p>Zgjedhjet ne France, ne Greqi e zgjedhjet pjesore ne shume shtete europiane tregojne se do te vendosen ekuilibra te rinj;Borxhet nuk shlyen vetem me sisteme fiskale por dhe me ringjallje ekonomike. Do kete &#39;martesa&#39; te veshtira por me te mira per popujt...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.