Hetimi për diplomën e Bossit, Prokuroria: Provim për gjuhën shqipe

Postuar në 08 Maj, 2012 05:56

Nisja e një hetimi për dy diplomat e dhëna nga Universiteti Kristal ndaj Renzo Bossit dhe Pierangelo Moscogiurit janë minimumi që mund të bënte prokuroria shqiptare në këtë rast pasi. Lajmi për nisjen e hetimeve u dha dje, por si do të të vërtetohen apo hidhen poshtë dyshimet se Bossi Junior nuk e ka merituar dioplomën duke frekuentuar mësimin por e ka blerë? Gazeta Shqiptare shkruan sot duke iu referuar burimeve nga prokuroria se dy linjat e hetimit do të përfshijnë bërjen e një provimi në lidhje me njohuritë për gjuhën shqipe të Bossit (si mund të marrë 29 provime pa ditur shqip?!), por edhe verifikimin e listëprezencave për pjesëmarrjen në mësim të tij. Prokuroria thotë se do të kërkojë të marrë dëshminë e tij për të vërtetuar dyshimet mbi falsifikimin.

Panorama ndërkohë shkruan se ai frekuentoi Universitetin pa shkelur asnjë herë në Shqipëri. Për ccudi, në dokumentacionin e sekuestruar nga Prokuroria, vërehet se ai ka qenë një student i rregullt duke frekuentuar të gjitha lëndët!

Skandali me diplomën e të riut Bossi ka vënë në pikëpyetje të gjithë sistemin arsimor shqiptar, i cili gjatë viteve të fundit është përballur me ndryshime rrënjësore me licenca të pafundme universitetesh dhe shkollash të tjera private.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>&nbsp;Sistem leshi! Të gjithë e kanë ditur, Ministria e Arsimit, institucionet e pranimit, partitë politike, prokuroria, etj. se ato që quhen &quot;Universitete&quot; jo publike, janë fabrika diplomash të ngritura nga sharlatanë, pjesë e përhershme e shoqërisë njerzore në tërë epokat. Ku gjejnë shesh, këta sharlatanë bëjnë përshesh.</p>

Submitted by Johnny (not verified) on

<p>Po pse une qe kam dy mastera te Kristali kot per sport i kam bere ? ? ?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.