Hidhet më shumë dritë mbi ‘arritjet akademike’ të Renzo Bossi-t në Shqipëri

Gazetat italiane i janë kthyer sërish ngjarjes me Renzo Bossi-n. Shkak është bërë një komunikim midis ambasadës italiane në Tiranë dhe prokurorëve që po hetojnë këtë çështje në Itali. Sipas ambasadës italiane në Tiranë rezulton që Renzo Bossi, me të marrë diplomën në Universitetin Kristal, ka bërë një kërkesë në ambasadë në mënyrë që të bëhej konvertimi i vlerës së diplomës shqiptare dhe njohja e saj në Itali. Diplomatët italianë kanë mbetur me gojë hapur pas nja dy verifikimesh që kanë bërë: u ka dalë që Bossi ka marrë maturën në korrik 2009 dhe ka marrë diplomën universitare në shtator 2010!!! Për këtë arsye kërkesa është prapësuar, por në një moment të dytë, një avokate shqiptare me mbiemrin Dragoj troket në derën e ambasadës në emër të Bossi-t, dhe mban me vete një dokumentacion më të plotësuar. Në një moment të tretë, në mars 2012, e njëjta avokate ka çuar dokumenta të tjera në ambasadë, mes të cilave dhe një shkresë nga dekani Skënder Kërçuku që vërtetonte se Renzo Bossi është diplomuar në Universitetin Kristal. Çuditërisht, më 4 prill 2012, një ditë pasi shpërtheu në Itali skandali lidhur me partinë Lega Nord, avokatja Dragoj është rishfaqur në ambasadë e ka kërkuar të tërheqë të gjithë dokumentacionin e paraqitur, pasi nuk ishin më të interesuar për njohjen e diplomës shqiptare në Itali. Fund i historisë.
Re.Pu.
Comments
Gjithe kjo histori tregoi me
<p>Gjithe kjo histori tregoi me shume se ku eshte katandisur gazetaria shqiptare. Gerthitet "Skandal" per nje fenomen qe e gjithe shoqeria shqiptare e dinte prej vitesh dhe qe nje gazetar i thjeshte me fare pak pune hetuese mund te kishte hedhur drite. Per te marre nje diplome te tille nuk duhet te beje me shume vetem se te paraqiteshe ne sekretarine e Universitetit Kristal. Nuk ka patur nevoje as per sekser.</p>
Add new comment