Arkiv-Lajme
Blofi i zgjedhjeve të parakohshme
Dje në televizionin UTV, Çim Peka intervistoi për një orë Blendi Klosin, Sekretarin Organizativ të PS-së. Gjysma e intervistës u përqëndrua rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Pekës, i cili njihet për aksesin që ka tek njerzit më të afërt të Berishës, mazhoranca ka 70 vota për një kandidaturë të PD-së për President të Republikës, por deputetët e LSI-së nuk pranojnë të votojnë për një kandidaturë të tillë.
Krugman Bernanke-s: Rrit inflacionin! Përgjigjja: Kjo është ide e ndërkryer
Një debat i ashpër mes Paul Krugman-it, fitues i çmimit Nobel në Ekonomi, dhe Ben Bernanke-s, shefi i institucionit Federal Reserve, që në thelb është Banka Qendrore Amerikane, po quhet ‘Beteja e Mjekrave’ (ngaqë të dy kanë mjekër). I pari, së shumti me artikujt e tij në New York Times, e akuzon të dytin se është i ngathët e i ndrojtur në masat e ndërhyrjet kundër papunësisë e kundër rritjes së ngadaltë ekonomike. I dyti i quan ‘të ndërkryera/mendjelehta’ (reckless) sugjerimet e të dytit (në foton tonë, majtas është Bernanke, djathtas Krugman).
Samaras-i dorëzohet; parlamenti është shumë i fragmentuar; nuk gjendet shumica
Të gjitha gazetat e sotme greke kishin zgjedhur për tituj kryesorë fraza të dëshpëruara që përcillnin mesazhin se “Greqia është e paqeverisshme me këtë parlament që doli prej zgjedhjeve”. Ta Nea e qendrës së majtë kish titullin se “Makthi i të mbeturit pa qeverisje”. Kathimerini e qendrës së djathtë kish një titull që linte pakëz shpresë: Duke kërkuar një qeveri. Gazeta Kerdos, me natyrë ekonomike, thosh se “grekët kanë përcjellë një mesazh të qartë elektoral”. Në fakt, ngjarjet po provojnë se gjendja është vërtet e makthshme.
Selami Xhepa: "Ka një lloj tkurrjeje ekonomike"
Në një intervistë dhënë televizionit News 24, deputeti i PD-së Selami Xhepa deklaroi se buxheti i shtetit për këtë vit ka gjasa të mëdha të rishikohet me ulje, sepse të ardhurat e parashikuara në buxhetin aktual nuk po realizohen.
Thaçi lë të nënkuptuar idenë se “loja me kufijtë është në interes të Shqipërisë”
Pyetjes së gazetës online time.com, se “a mendoni që mund të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan?”, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i është përgjigjur me fare pak fjalë, që bartnin më shumë se një nënkuptim: “Jo, absolutisht; çdo vend ka kufijtë e tij, ashtu siç ka edhe një Mitrovicë të vogël brenda territorit të vet.” “Jo, absolutisht jo”, thotë fillimisht Thaçi, e deri këtu është në harmoni me përgjigjen që i kish dhënë pak më sipër pyetjes lidhur me një deklaratë të tijën mbi bashkimin e Shqipërisë e të Kosovës, nëse dikush do të hapte lojën e ndryshimit të kufijve.
Francezët janë çliruar më në fund prej imazhit, e pushtetit, të Carla Brunit?
Çfarë do bëhet me Carla Brunin tani? Në web ka komente jo simpatike për të pas humbjes së Sarkozy-së. Përqeshet, i hidhen spica, hamendësohet kotmëkot se ajo mund ta lërë Sarkozy-në tani që s’është më President. Dhe flitet me një gjuhë shumë të shkujdesur, me po atë gjuhë që lexuesit shqiptarë komentojnë rubrikat rozë të Temës online.
Samaras-it i duhet të gjejë një shumicë qeverisëse; por duket e vështirë
Shifrat e sakta të rezultatit elektoral në Greqi janë: Demokracaia e Re me leader Antonis Samaras ka marrë 18,8% të votave (108 deputetë). Pasok-u me leader Evangjellos Venizellos është në një gjendje dramatike. Ka marrë 13,18% të votave (41 vende në parlament). Në vend të dytë ka dalë e majta radikale (Syriza) që ka marrë 16,7% të votave (52 vende). Etj, etj,
Papunësia, ja ç’mendon shteti për qytetarët
Në lidhje me papunësinë, zakonisht janë qytetarët ata që ngrenë pretendime ndaj pushtetit, por ndodh edhe që qeveria të fajësojë qytetarët se nuk e kanë mendjen tek puna, por të argëtohen apo se nuk pranojnë punën që u gjendet nëpërmjet zyrave të punës. “Shqip” sjell sot një deklaratë të fortë të Thoma Miços, Drejtori Shërbimit Kombëtar të Punës, i cili ndër të tjera deklaron se qytetarët nuk mund të presin çdo gjë nga shteti, i cili “jo detyrimisht duhet t’u gjejë punë”.
Shqiptarët e Kosovës festojnë Shën Gjergjin; duke shkuar nëpër tyrbe!!!
Gazetat e Prishtinës raportojnë mbi festimet e një dite të quajtur si e Shën Gjergjit, e që i bie gjithmonë më 6 maj. Përmbajtja e saj është qartazi me një konotacion të krishterë, por ka disa interpretime që e kërkojnë origjinën e saj në kohë pagane parakristiane, dhe e lidhin me ardhjen e pranverës. Krishtërimi, sipas këtyre interpretimeve, e ka shfrytëzuar këtë gjë, dhe e ka bërë festë të vetën këtë traditë ‘iliro-shqiptare’. Në fakt, ka ende mjegull mbi këtë festë, ashtu siç ka dhe mbi faktin tjetër, që festa ka marrë një natyrë popullore e përtej fetare.
Sarkozy del plot klas nga skena; Hollande ngjitet në skenë plot përunjësi
Dje në mbrëmje, në orën 20.00, u shfaq Sarkozy para të vetëve, të cilët nuk donin ta besonin humbjen, dhe fjalët e tij janë të shtruara e pajtuese si kurrë më parë. Është fjalami i fundit si President: “Francezët zgjodhën në mënyrë demokratike. François Hollande është Presidenti i Francës, e duhet ta respektojmë. Fola në telefon me të, dhe i urova mbarësi. Ka diçka më të rëndësishme e më të madhe se sa ne këtu; është vendi ynë, atdheu unë, Franca jonë.” E pastaj: “I falenderoj francezët, pasi më dhanë mundësinë e më bënë nderin e madh, që më zgjodhën President.