Krugman Bernanke-s: Rrit inflacionin! Përgjigjja: Kjo është ide e ndërkryer

Një debat i ashpër mes Paul Krugman-it, fitues i çmimit Nobel në Ekonomi, dhe Ben Bernanke-s, shefi i institucionit Federal Reserve, që në thelb është Banka Qendrore Amerikane, po quhet ‘Beteja e Mjekrave’ (ngaqë të dy kanë mjekër). I pari, së shumti me artikujt e tij në New York Times, e akuzon të dytin se është i ngathët e i ndrojtur në masat e ndërhyrjet kundër papunësisë e kundër rritjes së ngadaltë ekonomike. I dyti i quan ‘të ndërkryera/mendjelehta’ (reckless) sugjerimet e të dytit (në foton tonë, majtas është Bernanke, djathtas Krugman).
Si është puna? Fed (kështu quhet shkurt institucioni Federal Reserve, ose Banka Qendrore) nuk është se s’ka ndërhyrë gjatë krizës. Përkundrazi, ka luajtur me normat e interesit, u ka dhënë borxhe bankave, ka blerë bono thesari me vleftë disa miliarda dollarë, etj, por këto masa nuk kanë garantuar rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë. Krugman thotë se Fed-i duhet të rrisë pak inflacionin në mënyrë që të rritet rritja e të ulet papunësia. Sipas nobelistit, inflacioni duhet të shkojë në 3-4% për nja pesë vjet (nga 2% që është). Pikërisht këtë sugjerim e quan të ndërkryer/mendjelehtë (reckless) Bernanke.
Re.Pu.
Comments
reckless do te thote: i

reckless do te thote: i papergjegjshem.

Amerika mund te loz si te

Amerika mund te loz si te doje me inflacionin,sepse teorite per te mirat dhe te keqijat e infalacionit jane te ndryshme.

Efekti i pare i inflacionit eshte ngritja e çmimeve,gje e cila demton direkt me te varferit dhe pensionistet.

Kush e shkakton inflacionin?

Shtimi ne qarkullim i monedhave dhe ngritja e çmimeve te mallrave te importuara dhe ngritja e kostos se punes.

Duhet pare,dhe kjo eshte me e rendesishmja : Kush eshte qellimi i perhapjes se nje informacioni te tille?

Ku kerkohet te dilet dhe ku eshte qellimi i vertete?

Eshte ky nje provokim nga ana e bankes?

Kush ka interes per uljen e vleres se lekut shqiptar?

Ekonomistet tane,financieret tane jane ne gjume,te pergjumur,te alkolizuar,dhe te droguar nga ............nuk e di?

Di te them qe kur e pyeta nje me titull doktor i shkencave ekonomike ne lidhje me interesin e larte qe japin bankatm'u pergjigj:

-" S'ka asnje problem,eshte e normale,kane fitime ne qarkullim e parase."

Dhe nje muaj me pase - Falimentimi dhe kursimet e mija fluturuan.

Keta lloj ekonomistesh une i quaj te "droguar",sepse drogen ju a kane paguar ata qe bejne mashtrimin financiar.

Krugman: the hero of

Krugman: the hero of Aggregate Demand!

Add new comment