Samaras-it i duhet të gjejë një shumicë qeverisëse; por duket e vështirë

Postuar në 07 Maj, 2012 07:43

Shifrat e sakta të rezultatit elektoral në Greqi janë: Demokracaia e Re me leader Antonis Samaras ka marrë 18,8% të votave (108 deputetë). Pasok-u me leader Evangjellos Venizellos është në një gjendje dramatike. Ka marrë 13,18% të votave (41 vende në parlament). Në vend të dytë ka dalë e majta radikale (Syriza) që ka marrë 16,7% të votave (52 vende). Etj, etj,

Presidenti i ka kërkuar të parit të partisë së parë, dmth Antonis Samaras-it, të kërkojë – kështu e kërkon kushtetuta – aleatë në parlamentin e ri me synimin për të krijuar një shumicë qeverisëse (të paktën 151 deputetë). Samaras-i ka një agjendë të ngeshur takimesh sot pasdite e nesër gjithë ditën. Pas një ore e gjysme, në orën 16.00, do të takojë kryetarin e Syriza-s, Aleksis Qipras. Në orën 17.00 do ta takohet me të parin e Pasok-ut. Në orën 18.30 me kreun e të majtës demokratike, Fotis Kuvelis, që e ka bërë tashmë të ditur se nuk e ka në plan të hyjë në një koalicion me Demokracinë e Re dhe me Pasok-un. Ndërsa kreu i Grekëve të Pavarur (parti e djathtë) ka thënë se nuk dëshiron fare ta takojë Samarasin.

Janë të pakta gjasat që ky i fundit t’ia dalë të krijojë një shumicë qeverisëse. BE-ja është, për këtë arsye, shumë e shqetësuar.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dorela (not verified) on

popull i coroditur,, neonaziste , ekstremiste,, kane vetem nje fjale trazira per shum kohe te tjera..

Submitted by Individi (not verified) on

<p>Do te kete zgjedhje ne qershor por nuk e kuptoj cfare dreqin mund te arrijne pasi rezultati po nje mut do jete.</p>

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Sa i mbriti telegrami i urimit per &#39;fitoren&#39; Samaras dhe ftesa per pervjetorin e mevetesise, grekut i &#39;ra te fiket&#39; dhe u terhoq nga formimi i qeverise pasi nuk e mbeshteti kush. Tani cfare do beje Berisha ? Ke do uroje e ftoje ?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.