Samaras-it i duhet të gjejë një shumicë qeverisëse; por duket e vështirë

Shifrat e sakta të rezultatit elektoral në Greqi janë: Demokracaia e Re me leader Antonis Samaras ka marrë 18,8% të votave (108 deputetë). Pasok-u me leader Evangjellos Venizellos është në një gjendje dramatike. Ka marrë 13,18% të votave (41 vende në parlament). Në vend të dytë ka dalë e majta radikale (Syriza) që ka marrë 16,7% të votave (52 vende). Etj, etj,
Presidenti i ka kërkuar të parit të partisë së parë, dmth Antonis Samaras-it, të kërkojë – kështu e kërkon kushtetuta – aleatë në parlamentin e ri me synimin për të krijuar një shumicë qeverisëse (të paktën 151 deputetë). Samaras-i ka një agjendë të ngeshur takimesh sot pasdite e nesër gjithë ditën. Pas një ore e gjysme, në orën 16.00, do të takojë kryetarin e Syriza-s, Aleksis Qipras. Në orën 17.00 do ta takohet me të parin e Pasok-ut. Në orën 18.30 me kreun e të majtës demokratike, Fotis Kuvelis, që e ka bërë tashmë të ditur se nuk e ka në plan të hyjë në një koalicion me Demokracinë e Re dhe me Pasok-un. Ndërsa kreu i Grekëve të Pavarur (parti e djathtë) ka thënë se nuk dëshiron fare ta takojë Samarasin.
Janë të pakta gjasat që ky i fundit t’ia dalë të krijojë një shumicë qeverisëse. BE-ja është, për këtë arsye, shumë e shqetësuar.
Re.Pu.
Comments
popull i coroditur,,
popull i coroditur,, neonaziste , ekstremiste,, kane vetem nje fjale trazira per shum kohe te tjera..
Do te kete zgjedhje ne
<p>Do te kete zgjedhje ne qershor por nuk e kuptoj cfare dreqin mund te arrijne pasi rezultati po nje mut do jete.</p>
Sa i mbriti telegrami i
<p>Sa i mbriti telegrami i urimit per 'fitoren' Samaras dhe ftesa per pervjetorin e mevetesise, grekut i 'ra te fiket' dhe u terhoq nga formimi i qeverise pasi nuk e mbeshteti kush. Tani cfare do beje Berisha ? Ke do uroje e ftoje ?!</p>
Add new comment