Papunësia, ja ç’mendon shteti për qytetarët

Postuar në 07 Maj, 2012 06:21

Në lidhje me papunësinë, zakonisht janë qytetarët ata që ngrenë pretendime ndaj pushtetit, por ndodh edhe që qeveria të fajësojë qytetarët se nuk e kanë mendjen tek puna, por të argëtohen apo se nuk pranojnë punën që u gjendet nëpërmjet zyrave të punës. “Shqip” sjell sot një deklaratë të fortë të Thoma Miços, Drejtori Shërbimit Kombëtar të Punës, i cili ndër të tjera deklaron se qytetarët nuk mund të presin çdo gjë nga shteti, i cili “jo detyrimisht duhet t’u gjejë punë”. Më tej, Miço citohet të ketë thënë; Konstatohet se të rinjtë tanë preferojnë të qëndrojnë me orë të tëra para rrjeteve sociale se sa të kërkojnë punë përmes sistemeve online. Tjetër fenomen, jo vetëm tek të rinjtë është preferenca. Në jo pak raste refuzojnë të marrin atë punë që u gjen shteti përmes zyrave tona të lidhura me privatin. Pra, kanë pretendime”.

S.E.

Comments

Submitted by Shqiptar (not verified) on

<p>Lesh me Qime</p>

Submitted by studenti (not verified) on

<p>Patjeter, kur kemi drejtore si ky ne krye te ketyre puneve keshtu do te ndodhe. Ne vend qe te krijojne apo te pakten te mundohen te krijojne hapesira te reja per te rinjte ku jo vetem te kene mundesi punesimi por dhe praktikra ata po na mesojne si te vjedhim, si te bejm korrupsion dhe si te rrime si parazita sidomos kur kemi &#39;shembullin&#39; e ketij drejtori i cili hap gojen perpara se te ve ne perdorim trurin. TURP! Zoteri ju jeni nga ata njerezit qe ngulni rrenjet e mbani fort karrigen dhe me pas mundoheni ta trashegoni sepse kaq dini te beni dhe i jepni te drejte vetes te gjykonin rinini shqipetare? Ate rini te cilet dita dite po e shkaterroni me realitetin qe i keni krijuar, vazhdoni te sponsorizoni vitrina e kristalra se jeni ne rrugen e duhur fundja letrat e tualetit po na mbarojne te kemi per cfare ti perdorim keto . TURP!</p>

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Mesa duket , studimi i Thoma Micos per punesimin me konkluzion qe te rinjte &#39;preferojne te qendrojne para rrjeteve sociale&#39; , detyroi kryeministrin te coje internet kudo , ne cdo cep , madje dhe ne stane , qe rinia &#39;te punesohet&#39; neper rrjete sociale dhe jo te indinjohet...I kemi te zgjuar dreqerit !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.