Arkiv-Lajme
“Lufta” me FNSH-në në Kamzë, një tjetër konflikt nga mosfunksionimi i shtetit
Përplasja e mëngjesit të djeshëm në Kamzë midis forcave të FNSH-së dhe një grupi civilësh u raportua gjerësisht në faqet e kronikës së shtypit si një konflikt i nisur për konkurrencën midis furgonëve dhe autobusëve për disa pasagjerë më shumë. Në fakt ishte më shumë se kaq. Nga shtypi sot, mësohet se pronarët e linjës së autobusit kanë qenë të licencuar për të bërë linjën Tiranë-Kamzë me autobus duke shlyer detyrimet në shtet. Por në këtë marrëdhënie shtet-privat kishin hyrë në mes furgonët duke iu pakësuar klientelën autobusëve.
“Lufta” me FNSH-në në Kamzë, një tjetër konflikt nga mosfunksionimi i shtetit
Përplasja e mëngjesit të djeshëm në Kamzë midis forcave të FNSH-së dhe një grupi civilësh u raportua gjerësisht në faqet e kronikës së shtypit si një konflikt i nisur për konkurrencën midis furgonëve dhe autobusëve për disa pasagjerë më shumë. Në fakt ishte më shumë se kaq. Nga shtypi sot, mësohet se pronarët e linjës së autobusit kanë qenë të licencuar për të bërë linjën Tiranë-Kamzë me autobus duke shlyer detyrimet në shtet. Por në këtë marrëdhënie shtet-privat kishin hyrë në mes furgonët duke iu pakësuar klientelën autobusëve.
Berisha e ul më tej stekën “presidenciale”
Pas vizitës triumfaliste në Ankara, ku shpalli se Turqia është ALEATI STRATEGJIK i Shqipërisë (vini re: aleati është në njëjës) dhe se shqipëtarët janë “vëllezër” me turqit, Berisha deklaroi me forcë se kandidatura për President Republike do të vinte nga rrethi drejtues i PD-së dhe do të zgjidhej me aq vota sa parashikon Kushtetuta. Pra, me të paktën 71 vota.
Mbi çfarë numrash bazohet arroganca ‘presidenciale’ e Berishës?
Dje Fatos Nano mori ok-in e PDIU-së lidhur me kandidaturën e tij për postin e Presidentit. Ka mjaftuar një takim me Shpëtim Idrizin dhe Dashamir Tahirin, që të dy anëtarë të parlamentit, rrjedhimisht “zgjedhës në vetë të parë” në votimin presidencial. “Vlerësojmë faktin që kandidati Nano ka një platformë dhe profil të qartë”, tha Idrizi pas takimit.
Stefan Fule fillon aventurën një ditore shqiptare, që paralajmërohet nga një artikull i tij
Komisioneri i BE-së, Stefan Fule ka mbërritur në Tiranë, dhe ka filluar takimet me personalitetet politike e shtetërore të Tiranës. Por përpara se të mbërrinte ai vetë, ka mbërritur një artikull i tij, i cili është publikuar nga të gjitha të përditshmet e rëndësishme të vendit. Titulli është i njëjtë kudo: Viti 2012, mundësi europiane për Shqipërinë. Artikulli, si çdo artikull që ka për synim inkurajimin, është i mërzitshëm.
A. Meksi nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por Oketa “e mirëpret në çdo moment”
Aleksandër Meksi nuk ka folur lidhur me mungesën e tij në veprimtarinë e prezantimit të Frymës së Re Demokratike. Ka qenë një nga personat e përfshirë në të gjitha bisedat e negociatat paraprake, dhe krejt papritur mungon në momentin e duhur. Po kështu dhe Blerim Çela, i cili thotë sot për Gazetën Shqiptare se nuk është ftuar në përurimin e partisë. “Prisja që të më ftonin, por nuk më erdhi asnjë ftesë”, thotë ai, që më shumë se me injorimin që i kanë bërë atij, e ka me injorimin që i kanë bërë Aleksandër Meksit. Ky i fundit, sipas Çelës, ka bërë dhe programin e FRD-së.
Debati presidencial në Francë: Sarkozy nervoz dhe Hollande në sulm
Secili u paraqit me gruan e vet në studion televizive, ku do zhvillohej debati. Ora 21.00 fiks, dhe debati filloi. Të ulur përballë sho-shoqit. Në të djathtë Nicholas Sarkozy e në të majtë François Hollande. Radhën për të folur i pari e pati, për shkak të shortit, i dyti. Programi i drejtuar nga dy gazetarë, e që zgjati dy orë e gjysmë, u transmetua nga televizioni publik France 2 e nga ai privat Tf1. “Ju jeni një figurë esenciale e Francës, por nëse mendoni se nuk e keni përçarë këtë vend, jeni gjithë ditën gabim”, i tha Hollande mes të tjerash.
Mero Baze: Gazetaria e vërtetë është zhvendosur në rrethina
Në Temën online është publikuar një shkrim i Mero Bazes me rastin e 3 majit, ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit. Shkrimi publikohet nesër në versionin print. Baze, pasi nënvizon një numër problemesh të gazetarisë së sotme në Shqipëri, përfundon duke thënë sa më poshtë:
Bien akuzat për Limajn. “E dija që ish i pafajshëm”, thotë Thaçi
Gjyqtari është britanik. Quhet Jonathan Ëelford-Carroll. Prokurori është italian. Quhet Maurizio Salustro. Gjykimi bëhet në Prishtinë, ku sundon administrata multi etnike Eulex. Dhe të akuzuarit janë shqiptarë; janw shqiptarë të famshëm për më shumë se një arsye. Janë ish-luftëtarë të UÇK-së. Njëri syresh, Fatmir Limaj, është dhe politikan i rëndësishëm i Kosovës. Tre të tjerët janë Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala. Pritej me interes ky gjyq, pasi për shumëkënd po merrte formën e një gjykimi që i bëhej Luftës së shqiptarëve kundër okupacionit serb.
Grekët do kenë dhe fashistë në parlament pas 6 majit
Paradoksalisht, për zgjedhjet greke nuk flitet shumë. Dhe të mendosh se ato mbahen këtë të diel, më 6 maj. Kanë qenë zgjedhjet franceze që i kanë eklipsuar? Apo s’ka ngjarje tjetër, pas krizës, për të cilën grekët mund të bien në sy?
