A. Meksi nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por Oketa “e mirëpret në çdo moment”

Aleksandër Meksi nuk ka folur lidhur me mungesën e tij në veprimtarinë e prezantimit të Frymës së Re Demokratike. Ka qenë një nga personat e përfshirë në të gjitha bisedat e negociatat paraprake, dhe krejt papritur mungon në momentin e duhur. Po kështu dhe Blerim Çela, i cili thotë sot për Gazetën Shqiptare se nuk është ftuar në përurimin e partisë. “Prisja që të më ftonin, por nuk më erdhi asnjë ftesë”, thotë ai, që më shumë se me injorimin që i kanë bërë atij, e ka me injorimin që i kanë bërë Aleksandër Meksit. Ky i fundit, sipas Çelës, ka bërë dhe programin e FRD-së.
Në një të përditshme tjetër, shqiptarja.com, merr përgjigje shqetësimi i Çelës; shqetësimi për Meksin, jo për veten. “Përvoja e Meksit është e vyer”, thotë në thelb Oketa, e “prandaj ai është gjithë ditën i mirëpritur”.
Por duket se diçka ka ndodhur mes tyre.
Re.Pu.
Comments
po pra ti shkoj per nje
<p>po pra ti shkoj per nje vizite per urim per zyren e re oketes se per gje tjeter sbesoj se do ishte i mirepritur nga ai</p>
O johnny , mos u merr me
O johnny , mos u merr me politike , po vazhdo punen tende se nuk je per kete pune
Add new comment