Grekët do kenë dhe fashistë në parlament pas 6 majit

Paradoksalisht, për zgjedhjet greke nuk flitet shumë. Dhe të mendosh se ato mbahen këtë të diel, më 6 maj. Kanë qenë zgjedhjet franceze që i kanë eklipsuar? Apo s’ka ngjarje tjetër, pas krizës, për të cilën grekët mund të bien në sy?
Në fakt, rezultati i zgjedhjeve është i paqartë. Dy partitë e mëdha, Pasok-u dhe Nea Dimokratia, duhet t’i harrojnë shifrat e mëparshme; e para do të penalizohet që s’mundi t’i nxjerrë nga kriza pa kosto; dhe e dyta që e provokoi krizën. Do të ngrihen partitë e tjera, mes të cilave dhe partia fashiste, e emërtuar Agimi i Artë, që prêt për herë të parë të futet në parlament. Sondazhet i japin mbi 5%, në një kohë që pragu elektoral është 3%. Kjo parti është thellësisht nacionaliste, dhe dallohet për retorikën e fortë kundër emigrantëve. Një afirmim i qartë elektoral i saj do të bëhej faktor në krijimin e një klime të keqe për emigrantët, një pjesë e të cilëve janë shqiptarë.
Re.Pu.
Add new comment