Arkiv-Lajme
Debati Rama-Fevziu: Barazim në pjesën e parë, fitore e Ramës në të dytën
Intervista që dha mbrëmë Edi Rama në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, që në fillim të saj, u kthye në një debat të mirfilltë mes të dyve. Fevziu, në vend që të rrinte në rolin e intervistuesit, bëri rolin e debatuesit, duke sjellë kundërargumente, shpesh të gjata, pas çdo argumenti të Ramës. Dhe ky i fundit e pranoi me kënaqësi këtë kthesë që mori intervista, duke i thënë Fevziut se ai përfaqësonte në studio klanin e kryeministrit (një lojë fjalësh kjo dhe me emrin e stacionit televiziv ku po bëhej biseda).
Juristi Mark Nika, i ungji i Aleksit: Gjaku i Aleksit nuk bëhet ujë
Mark Nika, i ungji i Aleks Nikës të vrarë nga Garda e Republikës më 21 janar 2011 ka shkruar një artikull në formë letre publike, të cilin e shoqëron me shënimin “në vëmendje të Stefan Fule-s dhe të Alexander Arvizu-së”. Argumenti është ai që merret me mend: hetimi dhe gjykimi i asaj ngjarjeje. Në një moment të letrës, i dëshpëruar prej lojrave e takimeve politike që, sipas tij, mund të kenë për pasojë (edhe pa e pasur qëllim) sabotimin e gjykimit dhe favorizimin e autorëve të atij krimi, ai i dorëzzohet një pulsioni vetgjyqësie.
Anila & Eva e çojnë në Gjykatë Florenc Hoxhën
Ju kujtohet lajmi që kish për personazh Florenc Hoxhën, drejtor i Policisë Bashkiake, i cili – kështu thosh lajmi – ushtroi dhunë më 6 shtator 2011 ndaj dy punonjësve ‘socialiste’ të Bashkisë? Tani ajo çështje, falë këmbënguljes së dy grave-viktima të dhunës së tij, ka kaluar për gjykim. Ja ç’thonë Anila & Eva në një njoftim të tyrin: “Më në fund, prokuroria pas disa muajsh hetime konkludoi se provat që ne paraqitëm për dhunën e ushtruar përbënin shkelje ligjore, prandaj dosja iu përcoll Gjykatës së Tiranës. Me gjithë përpjekjet që u bënë nga ana e drejtorit të Policisë Bashkiake, z.
Qeveria mundohet të mbulojë diellin e borxhit me shoshë
Ju kujtohet blerja e Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë dy vjet më parë? Banka e bleu atë godinë nga qeveria për 30 milionë euro atëherë dhe ende nuk e ka vënë në shfrytëzim. Ndërsa qeveria i përdori me vrull eurot që mori e që i duheshin për të maskuar nevojën për rritjen e borxhit publik. Një tranzaksion i ngjashëm është kryer përsëri këto ditë. Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime e Tiranës ka blerë për rreth 15 milion euro, hidrocentralin e Lana-Bregasit, i cili ishte në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës.
Berisha në botimin e vjetër: Do mbështes një personalitet të PD-së
Që Fatos Nano nuk ka marrë atë që priste nga Sali Berisha, kjo u mor vesh në orën 15.10, kur ai doli më shpejt se sa pritej nga takimi, dhe kur iku pa u takuar me gazetarët. Por në njoftimin e dalë nga kryeministria lidhur me këtë takim (është një njoftim më i gjatë se sa duhej), të bën përshtypje qëndrimi i Berishës; qëndrimi i Berishës, jo ndaj Nanos, por ndaj momentit presidencial.
Tv Klani humb audiencë me lajmet dhe e rekuperon me ‘Ezelin’
Futuni në sitin e TV klanit, gjeni emërtimin Ezel, click-oni mbi të, dhe do të lexoni: “Seriali dramatik turk më i ndjekur i të gjitha kohërave”. Pastaj pak më poshtë: “Premierë absolute & ekskluzive”. Pastaj: “Një takim mbresëlënës për dashurinë dhe hakmarrjen”. Pastaj: “Seriali turk më i shikuar i momentit”. Dhe më tej një paragraf më përshkrues: “Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq; Ezel, një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhëtisë dhe hakmarrjes, dhe tani… një fenomen televiziv; me miliona shikues në mbarë globin.
Haradinaj mbërrin në Kosovë: AAK-ja gazetarëve: ju lutemi t’mos e filmoni!
Ramush Haradinaj do të qëndrojë i lirë në shtëpinë e vet në pritje të verdiktit përfundimtar që do të jepet muajt e verës. Derri atëherë nuk i lejhet të bëjë jetë publike. Ai ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, por në kundërshtim me atë që mendohej, nuk vihet re ndonjë interes popullor jashtë aeroportit. Janë disa dhjetra qytetarë, sipas Express-it. Por ka interes mediatik, megjithatë.
Sokol Balla pickon Arjan Çanin dhe … Baton ‘Hagjiun’
Në një shkrim të tijin për Mapon, Sokol Balla i njeh Fatos Nanos, kandidatit të vetshpallur presidencial, meritën e një katalizatori të debatit e të dialogut mes palëve, që rëndom mungon këtyre anëve. Nuk është se flet për shanse të mëdha, që Nano të bëhet President, por lë të kuptohet se kuturisja e tij e ka kryer funksionin e vet: ka vënë në lëvizje politikën shqiptare.
Gazeta italiane Libero: Diplomat e Kristalit shkëmbehen me oris, dele, sheqer, …
Në gazetën Shqiptare sillet një raportim nga Shqipëria i një gazetari të së përditshmes italiane Libero, dhe mes të tjerash shkruhet (tek-tuk po e perifrazojmë):
“Gazeta ‘Libero’ në Itali ka nisur në Shqipëri gazetarin Leonardo Piccini që, në bashkëpunim me Alket Aliun, drejtorin e të përjavshmes ‘Investigim’, janë vënë në ndjekje të gjurmëve akadmeike të Renzo Bossit, djalit të ish-kreut të Lega Nord. “Në Universitetin Kristal diplomat shkëmbeheshin me oriz ose bagëti”, shkruajnë ata.
Vrasja e palestinezit dhe një mesazh ndaj investitorëve të huaj
Shtypi është mbushur sot me historinë e vrasjes së financierit palestinez të një fabrike çimentojë në Fushë-Krujë. Ka hamendësime për “punë” të shërbimeve të huaja, por Policia këmbëngul në versionin e një konflikti midis banorëve të zonës ku është ndërtuar fabrika dhe pronarëve të saj. Me të ndodhur ngjarja, Policia ka shoqëruar në komisariat 16 persona, të njëjtët që ishin akuzuar për shpërthime urash, shtyllash tensioni po në të njëjtën zonë me tw njëjtin objekt; fabrikën e çimentos.
