Arkiv-Lajme
Aleanca Kuqezi kalon nga sloganet në një program më të detajuar
Deri më sot, Aleanca Kuqezi ka publikuar një “kontratë” me 10 pika, të cilat janë në nivelin e sloganeve. Njërin nga këto slogane, “Drejt një tregu të përbashkët mbarëshqiptar”, ajo e shtjelloi sot në një tryezë me specialistë të sektorit të ekonomisë, financave dhe strategjive zhvillimore. Tryeza nisi me fjalën hyrëse të Dashamir Uruçit, i cili prezantoi “vizionin kuqezi” të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare dhe aspektet teknike të fuqizimit të tregut vendas dhe atij rajonal.
Fatos Klosi: Mos i besoni Ilir Metës!
Ish-kreu i SHISH-it, e në të njëjtën kohë, ish-eksponenti i LSI-së, Fatos Klosi, nuk i jep Ilir Metës asnjë ‘benefit of doubt”, dmth ai nuk beson se duhet besuar tek Meta. “Nuk do të ketë bashkim votash mes PS-së e LSI-së as për të zgjedhur Presidentin, as për të bërë ndonjë mocion mosbesimi për qeverinë”, thotë ai për shqiptaren.com, duke u ndarë nga kori i atyre që po flasin të sigurtë për startin e një bashkëpunimi të ri PS-LSI. Sipas tij, e gjithë kjo që ka ndodhur është një teatër që bën i pari i LSI-së.
Të drejtat e gay-ve: nga Shqipëria në SHBA
Në Shqipëri, në veprimtarinë e djeshme të organizuar nga komuniteti LGBT (ishte një shetitje me biçikleta në bulevard), janë hedhur bomba tymuese nga djem të rinj të fshehur pas kollonave të librarisë së UT-së. Sot e nesër do të ketë do aktivitete të tjera më pak të bujshme sa ato që priteshin, por vihet re qartazi një klimë anti-gay. Mjaft të futesh në web, dhe aty sheh të derdhet i gjithë vreri homofobik i shqiptarëve.
Oketa nuk e sqaron deri në fund votën e tij ‘presidenciale’
Në një intervistë për televizionin Ora News, kreu i FRD-së, Gazmend Oketa, është përpjekur të shpjegojë sjelljen e tij në parlament (është i vetmi deputet i kësaj partie të re) gjatë procedurave të zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, nuk do të ketë nevojë për raundet e fundit të procedurës, ku kërkohen 71 vota. Oketa beson e supozon se, për hir të interesave të vendit e të integrimit në BE, politikanët do të bien dakord për një president me mbi 84 vota. Dhe në këtë pikë, Oketa nënvizon një ‘por” të rëndësishëm.
E ka ndryshuar ODIHR-i deklaratën e djeshme?
ODIHR-i ka mbjellë sherr e konfuzion me deklaratën e vet kundër aplikimit të numërimit elektronik të votave. Ky konfuzion duket më i madh nëse ndjek një lajm të Shqipit të sotëm, me të cilin është hapur gazeta. “ODIHR-i nga Varshava: nuk jemi kundër numërimit elektornik”, është titulli që Shqipi ka zgjedhur për të hapur faqen e parë.
Borxhi arrin në 788 miliardë lekë, qeveria: Zbriti nën 57 % të PBB-së
Stokut të borxhit të Shqipërisë iu shtuan edhe 15.5 miliardë lekë gjatë tre mujorit të parë të këtij viti. Të dhënat e publikuara rishtazi nga Ministria e Financave raportojnë se Borxhi Publik arriti në rreth 788 miliardë lekë deri në fund të marsit kundrejt 772.5 miliardë lekëve që ishte deri në dhjetor të vitit të shkuar. Nëse i referohemi gjithnjë shifrave të qeverisë, edhe pse paraqitet me rritje nominale, borxhi duket të jetë ulur gjatë tre mujorit të parë të këtij viti në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Quiz: Kush e ka thënë se “në Shqipëri ka 1 milion të papunë, 1 milion hajdutë dhe 1 milion spiunë”?
Kryeministri Berisha u është kthyer sërish shifrave e llogarive mbi të papunët, dhe ka përmendur krejt kuturú në litaninë e tij të përjavshme në Grupin Parlamentar një shprehje që qarkullonte gjatë regjimit komunist, të cilën e ka vënë çuditërisht në gojën e Ramis Alisë: “Në Shqipëri ka 1 milion të papunë, 1 milion hajdutë dhe 1 milion spiunë”. Mund ta thosh Ramis Alia këtë? E pse? Për ç’qëllim? Kur e ka thënë në fund të fundit? Në ç’kontekst?
Berisha i rikthehet nivelit të ulët të papunësisë
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar te PD-se, Berisha qesëndisi përsëri Ramën rreth shifrës së deklaruar prej këtij të fundit për nivelin e papunësisë në vend. Ai tha se shifra reale e papunësisë mund të jetë edhe më e ulët se sa e raporton INSTAT-i. Por sa e besueshme është shifra prej 142,484 të papunësh që raporton INSTAT-i?
ODIHR-i kundër numërimit elektronik; opozita kundër ODIHR-it
Deklarata e OSBE-ODIHR-it, sipas së cilës numërimi elektronik është i parakohshëm në Shqipëri dhe se për këtë arsye duhen prova pilot përpara aplikimit në gjithë territorin, ka provokuar pështjellim në politikën shqiptare. Maxhoranca e ka mbështetur këtë deklaratë me gojën e Berishës, ndërsa reagimet e opozitës janë me tone zemërimi e zhgënjimi. Ka folur Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi në emër të opozitës.
68 mijë persona kanë 58 % të depozitave në Shqipëri
Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregojnë se dallimi midis të varfërve dhe të pasurve është zgjeruar edhe gjatë vitit të shkuar. ASD-ja raporton se vetëm 5 për qind e depozituesve, ose rreth 68 mijë persona, gëzojnë plot 58 për qind të depozitave në sistemin bankar shqiptar ose rreth 430 miliardë lekë nga 740 miliardë lekë në total. E përpjestuar me numrin e depozituesve, përllogaritet që “të pasurit” (68 mijë persona) të kenë mesatarisht 6.3 milionë lekë secili në bankë, kundrejt 202 mijë lekëve që kanë mesatarisht 95 për qind e depozituesve të tjerë.