Borxhi arrin në 788 miliardë lekë, qeveria: Zbriti nën 57 % të PBB-së

Stokut të borxhit të Shqipërisë iu shtuan edhe 15.5 miliardë lekë gjatë tre mujorit të parë të këtij viti. Të dhënat e publikuara rishtazi nga Ministria e Financave raportojnë se Borxhi Publik arriti në rreth 788 miliardë lekë deri në fund të marsit kundrejt 772.5 miliardë lekëve që ishte deri në dhjetor të vitit të shkuar. Nëse i referohemi gjithnjë shifrave të qeverisë, edhe pse paraqitet me rritje nominale, borxhi duket të jetë ulur gjatë tre mujorit të parë të këtij viti në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Ministria e Financave raporton se një borxh prej 788 miliardë lekësh përbën 56.89 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Treguesit e borxhit paraqiten me rënie, megjithatë kjo shifër duhet marrë me rezerva, pasi qeveria e paraqet Prodhimin e Brendshëm Bruto mbi bazën e projeksioneve për 2012-ën, dhe është ende herët për të dalë me një përfundim në lidhje me rritjen ekonomike përgjatë tre muajve të parë të këtij viti.
S.E.
Comments
Kjo eshte pafytyresi i

Kjo eshte pafytyresi i thone te genjesh diten me djell.

Sipas FMN ne fund te vitit GDP do te jete1339 mld leke pra i bije

qe tashti ne maj jemi tek niveli 59% por, po te kemi parasysh

qe do marri borxh dhe me vone do te thote se do jemi mbi 60% -i Berishian.

Add new comment