Berisha i rikthehet nivelit të ulët të papunësisë

Postuar në 14 Maj, 2012 13:01

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar te PD-se, Berisha qesëndisi përsëri Ramën rreth shifrës së deklaruar prej këtij të fundit për nivelin e papunësisë në vend. Ai tha se shifra reale e papunësisë mund të jetë edhe më e ulët se sa e raporton INSTAT-i. Por sa e besueshme është shifra prej 142,484 të papunësh që raporton INSTAT-i?

Në Maqedoninë fqinje, e cila ka një popullsi me strukturë të ngjashme me ne, por sa 2/3 e popullsisë në Shqipëri, Instituti i Statistikave raporton një shifër prej 297,986 të papunësh. Pra, dyfishin e të papunëve të Shqipërisë. Më tej, Instituti i Statistikave të Maqedonisë raporton se ata që kërkojnë punë (të papunët) përbëjnë 20.6% të atyre që nuk janë të punësuar (për arsye moshe, për arsye shkolle, për arsye familjare, për pamundësi gjetje pune, etj.). Ndërsa sipas INSTAT-it tonë, në Shqipëri kjo shifër është në nivelin e pabesueshëm 7.3%. Në qoftë se aplikojmë përqindjen e Maqedonisë (e cila ka një strukturë të ngjashme popullsie me ne), rezulton se ndër ata që nuk janë në marrëdhënie pune në Shqipëri (sipas INSTAT-it janë 1,903,689 vetë), rreth 400 mijë duhet të jenë në kërkim të një vendi pune në zonat urbane (pavarësisht se vetëm 142.5 mijë thotë INSTAT-i se janë regjistruar në zyrat e punës). Ndërsa në zonat rurale, INSTAT-i quan të punësuar këdo që punon një copë tokë – praktikisht të gjithë fshatarët ne moshe pune.

Kjo mund të jetë arsyeja që në faqen për Shqipërinë në CIA-The World Factbook, është vendosur ky shënim: Papunësia zyrtare është 13.4%, por papunësia reale mund të kalojë 30%, sepse në zonat rurale mbizotëron bujqësia thjesht për mbijetesë.

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>U capracit goxha sot kryeministri per te punesuarit, madje nisi te beje dhe llogari matematikore, kemi kaq femije , kaq nxenes e studente, kaq pensioniste dhe ketu u &#39;keput&#39; shiriti i llogarive...U hodh nga perqindjet, ato i di mire , i than fare...Po ata deputete qe e degjojne ne monolog ( bile ndonjehere bene edhe pyetje e pergjigje vete qe te duket dialog ) a e besojne valle ?!...Para se te mbrinte tek papunesia kryeministri foli per disa qindra projekte dhe per mijera te punesuar direkt e mijera perfitues indirekt ne to , qe po ti llogaritnim dhe keto , papunesia duhet te dale ne perqindje jo me shume se gishtat e nje dore...Brockulla ne nje dite me shi !...Desh harova; jemi vendi me i mire ne rajon e me gjere ( keto nuk jane te miat) !</p>

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Genjeshtra plote dhe tangerlleqe me oke !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.