Oketa nuk e sqaron deri në fund votën e tij ‘presidenciale’

Në një intervistë për televizionin Ora News, kreu i FRD-së, Gazmend Oketa, është përpjekur të shpjegojë sjelljen e tij në parlament (është i vetmi deputet i kësaj partie të re) gjatë procedurave të zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, nuk do të ketë nevojë për raundet e fundit të procedurës, ku kërkohen 71 vota. Oketa beson e supozon se, për hir të interesave të vendit e të integrimit në BE, politikanët do të bien dakord për një president me mbi 84 vota. Dhe në këtë pikë, Oketa nënvizon një ‘por” të rëndësishëm. “Por vota ime nuk do të përdoret për të rrëzuar apo rrezikuar këtë maxhorancë, ka thënë saktësisht ai, dhe në këtë mes ka lënë pa sqaruar një gjë: Si do të votojë ai, nëse Berisha e fillon dhe e mbyll procedurën presidenciale me kandidatin e vet?
E.G.
Comments
O Muco! Po pse te duket e
<p>O Muco! Po pse te duket e veshtire ty per ta kuptuar? Ne fund te fundit, a ishte Oketa ministri i zgjedhur nga Berisha per te zevendesuar Mediun te nesermen e Gerdecit?</p>
Ushtar eshte Oketa !
<p>Ushtar eshte Oketa ! Batalion ka ndruar. Pret emerimin e komandantit per te marre urdherat 'luftarake'. E zakonshme tek ne. Asgje nuk behet me 'tru' , por vetem me 'gatitu', perjashtohet ne demokraci me 'hu'...Dhe te 'urte' fare s'kemi c'i duam se u merr 'marmalaten' kaposhi , dhe te 'eger' s'kemi c'i duam se nga perpjekjet 'na vrasin' dhe neve...Moosss!...I bie as mish e as peshk !...E cfare i qellon ne mes ?!..."Llapa" e kambanes !</p>
Add new comment