Quiz: Kush e ka thënë se “në Shqipëri ka 1 milion të papunë, 1 milion hajdutë dhe 1 milion spiunë”?

Kryeministri Berisha u është kthyer sërish shifrave e llogarive mbi të papunët, dhe ka përmendur krejt kuturú në litaninë e tij të përjavshme në Grupin Parlamentar një shprehje që qarkullonte gjatë regjimit komunist, të cilën e ka vënë çuditërisht në gojën e Ramis Alisë: “Në Shqipëri ka 1 milion të papunë, 1 milion hajdutë dhe 1 milion spiunë”. Mund ta thosh Ramis Alia këtë? E pse? Për ç’qëllim? Kur e ka thënë në fund të fundit? Në ç’kontekst?
Është një gjë krejt e sajuar. Alia s’ka thënë kurrë një gjë të tillë, pasi – siç thotë Mero Baze në editorialin e tij në Tema – “ai nuk ishte aq antikomunist sa të tallej me regjimin e tij në këtë mënyrë”. Është po Baze që i kthehet kësaj shprehjeje në një version të modifikuar, ashtu siç e ka përdorur i pari e për herë të parë në publik Azem Hajdari. Ky i fundit ka copy right-in, dhe e ka thënë në një tubim në fillim të vitit 1991, në Krujë. “Në Shqipëri ka 1 milion të papunë, 1 milion komunistë dhe 1 milion spiunë” – kjo ka qenë gjetja e Hajdarit. Dhe Berisha e di mirë këtë gjë, pasi është shqetësuar prej këtij pohimi që u diskutua shumë ato kohë. Një dreq e di se pse ia atribuon Alisë një batutë të tillë.
E.G.
Comments
Mosha ben te veten, e ne
Mosha ben te veten, e ne rastin e te sipermendurin, ai vuan nga personaliteti i dyfishte dhe deliri i pushtetit.
ashtu e ben saliu, banalizon
<p>ashtu e ben saliu, banalizon debatin per interesat meskine te turinit t tij. Tha edhe q ka then Rama q kryetarin e KQZ ta zgjedh Avokati Popullit. Nuk e ka then Rama asnjher at gje. Ka then tjeter gje, po nejse. Kush do t haj bar Saliu, do ta haj se aq meriton</p>
Edhe kjo nje 'fend' ishte mes
<p>Edhe kjo nje 'fend' ishte mes 'pordhave' te Berishes ; vetem zhurme te thate kane , ndersa ere nuk vijne dhe kaq . Pleqeri eshte : Pordhat mos ja vini re !</p>
Add new comment