Meta pas takimit me Ramën: LSI do t’i qëndrojë deri në fund marrëveshjes me PD-në

Pas takimit me Edi Ramën sot në Hotel Sheraton, kur u pyet në lidhje me jetëgjatësinë e koalicionit të LSI-së me Partinë Demokratike, Meta deklaroi se "LSI-ja do t’i qëndrojë marrëveshjes me PD-në deri në fund, pasi ka treguar se është një forcë që i qëndron marrëveshjeve deri në fund." Kjo deklaratë mund të interpretohet në dy mënyra: 1 – Marrëveshja ka funksionuar deri më sot dhe LSI-ja do t’i qëndrojë asaj deri në fund; 2 – LSI-ja do t’i qëndrojë marrëveshjes deri në fund, për aq kohë sa PD-ja t’i përmbahet asaj.
Që t’ë kuptojmë se cili interpretim është më i saktë duhet të kthehemi prapa në kohë, kur Meta nënshkroi marrëveshjen e bashkëqeverisjes me Berishën për periudhën 2009-2013. Duke e parë me kujdes atë marrëveshje, mund të konstatojmë lehtë se ajo bazohej në tre kushte të LSI-së: 1 – Punësimi i militantëve LSI-stë në 20% të administratës shtetërore; 2 – Korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor rajonal; 3 – Kandidimi për President të Republikës i një personi që do të ketë aprovimin e LSI-së.
Deri më sot, kushti i parë është realizuar plotësisht, pavarësisht kostos që mund të ketë patur tek militantët demokratë zëvendësimi i tyre prej LSI-stëve. Për kushtin e dytë, LSI-ja ka filluar ta ngrejë zërin kohët e fundit, por duket se këtë gjë e bën më shumë për diversion se sa për ta kushtëzuar qëndrimin në koalicion me “kauzën” që e futi në grevë urie në vitin 2008. Ndryshe qëndron puna me kandidatin për President të Republikës.
Meta duket se synon një kandidat të tij për President dhe pikërisht këtu i ka ngecur sharra në gozhdë me Berishën, i cili ka këmbëngulur publikisht që kandidati për President do të jetë një nga drejtuesit e lartë të PD-së. Dhe kjo divergjencë mes Metës e Berishës mund të bëhet shkaku për prishjen e marrëveshjes mes PD-së dhe LSI-së për bashkëqeverisje 4-vjeçare…
E.Zaloshnja
Comments
Sipas kesaj llogjike i bie qe

Sipas kesaj llogjike i bie qe gjithe ajo "Lufte qe Rama Beri" to shkoje kot sepse Rama ne kete Rast ndodhet midis "Parimeve" me te cilat ngriti Turma te tera dhe ne fund i braktisi dhe "pragmatizmit" me nje lidhje te shkurter me Meten. Pra kjo do te thote qe Rama i perdori turmat dhe Rrugaci Sali i vrau. Dhe Meta qe bente sehir duke i quajtur kokepalare. Cndodh ne rast te nje Ciftezimi Meta - Rama i bie qe Saliu minimumi te dali ne opozite, por kush garanton qe Kjo dyshe nuk do jete me pak e korruptuar se dyshja Sali-Meta. Dihet se kush eshte Sali-u, nje cope Rrugac qe vjedh dhe vret ne diten me diell , por Sa per Meten apo edhe Ramen nuk mbeten me mbrapa. te pakten per nga hajduteria por me nje ndryshim ne rast se sali-u eshte Sistem me vete vjedhje, dhe i ben hapur, keta dy te tjeret do i bejne ne meyre te fshehur dhe te kamufluar....cmbetet. Bir Selman i Nenes ke te qaj me pare............

Po ti mor zoteri akoma nuk

Po ti mor zoteri akoma nuk paske kuptuar se ketu te gjith bejne vetem nje pune: Te gjith vjedhin ose bejne politike per te vjedhur!

E ne se nuk eshte keshtu atehere si shpjegohet qe republikan e monarkist hane ne nje çanak e po ashte çamet dhe vorioepirotet i perbetohen Nanos se do te te zgjedhim president ! Po ku eshte pare kjo gje ne bote veçse ne Shqiperi?

Po akoma paska njerz ne kete vend qe mendojne se as Rama nuk ka vjedhur ( dhe nuk do te vjedh) si te gjithe te tjeret dhe se gjith ajo zallamahi qe u be per dy vjet me Berishen nuk qe gje tjeter veçse nje lufte per pushtet brenda PS. U vrane 4 veta! Po ç'jane 4 veta per nje politikan shqiptar!

Add new comment